28 Nëntor 2024, 13:21
Nga ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha foli sot për që ai e quan 'narkoshtet', fuqia korruptive e të cilit sipas tij është tepër e madhe.
Megjithatë, Berisha tha se akush nuk duhet të ketë iluzionin se rrëzimi i diktaturës është e vështirë, pasi thekson se është plotësisht e mundshme.
Gjatë fjalës së tij, Berisha përcolli dhe mesazhin për të qëndruar të fortë e për të luftuar dhëmb për dhëmb në rrugën e sigurtë drejt fitores.
"U ndala në këtë moment për të theksuar, për të falënderuar me shumë mirënjohje punën e këtij grupi të këtij departamenti Brain Gain, të falënderoj Nikolan për aktivitetin që ka organizuar, të cilët me një mençuri të veçantë kanë zgjedhur si kryetemë, vlerat, vlerat që ne besojmë, mbrojtjen e tyre, promovimin e tyre, si kusht për të përmbushur misionin tonë, si kusht për të mos zhgënjyer shqiptarët.
Dhe mendoj se janë këto vlera, të trashëguara, familja, dinjiteti njerëzor, dashuria për vendin, atdhetaria, liritë dhe të drejtat e qytetarëve, të cilat na bëjnë ne, të pamposhtur. Na bëjnë ne të ecim të sigurtë në të drejtën tonë, drejt fitores tonë.
Sot ne jemi në kushte përsëri të vështira dhe askush nuk duhet të ketë iluzion se rrëzimi i diktaturës është një detyrë e vështirë, por çdo njeri duhet të mos harrojë se është plotësisht e mundshme.
Sot ne kemi një narkodiktaturë, që përsëri ka mbështetje, natyrisht pas 5 nëntorit mbështetësi i tij më kryesor dhe i narkoshtetit në Shqipëri, Xhorxh Soros nuk do të mund të diktojë më për Shqipërinë dhe rajonin politikën e SHBA.
Por fuqia korruptive e narkoshtetit është e madhe. Efektet e këtij korrupsioni brenda dhe jashtë janë shumë të mëdha. Aparati represiv i tij bëhet gjithnjë e më i egër.
Çfarë duhet të them me këtë, çdo ditë e më aktiv, duhet të bëhet veprimi ynë. Duhet të qëndrojmë me të gjithë forcën, dhëmb për dhëmb.", tha Berisha.
sali berisha narkoshteti narkodiktatura
Politike
28 Nëntor 2024, 13:21
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka krahasuar situatën e tanishme me periudhën e pas Pavarësis&...
Politike
28 Nëntor 2024, 13:16
I.A
Ervin Hoxha
TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka komentuar vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, 10 ditë pas ngjarjes së...
Politike
28 Nëntor 2024, 13:10
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se në këto momente kritike për vendin, qytetarët m&...
Politike
28 Nëntor 2024, 13:00
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot, në kuadër të 112-vjetorit të Pavarësisë se&nb...
Politike
28 Nëntor 2024, 11:52
M.B
Flamuri shqiptar
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar me anë të një postimi në rrjetet sociale të ...
Politike
28 Nëntor 2024, 11:50
Klodian Tomorri
TIRANË- Në datën 26 dhjetor të vitit 2019, Plarent Ndreca, asokohe sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Brendshme n...
Politike
28 Nëntor 2024, 11:19
I.A
Noka
VLORË- Sekretari i Përgjithëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka komentuar lirimin e kreut të PD-së nga arresti s...
Politike
28 Nëntor 2024, 11:10
E. D
Glauk Konjufca
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar të gjithë shqiptarët për Dit&eu...
Politike
28 Nëntor 2024, 11:17
I.A
Flamur Noka
VLORË- Drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike bënë homazhe në Vlorë në Ditën...
Politike
28 Nëntor 2024, 10:35
E. D
Tedi Blushi
VLORË- Shqipëria feston sot 112–vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Gjithashtu sekretari i Përgjithshë...