Politike

Kurti në Prekaz: 28 Nëntori, një nga datat më të rëndësishme për historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar

Kurti solli në vëmendjen edhe momentin e rëndësishëm të daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor 1997.

28 Nëntor 2024, 17:21 Nga r.ll
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori, një nga datat më të
albin kurti

PREKAZ- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i pranishëm në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz për homazhe. Kurti tha gjatë fjalës së tij për gazetarët se 28 Nëntori është një nga datat më të rëndësishme për historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.

“28 Nëntori ka nisur me Skënderbeun në Krujë, ka vazhduar me Ismail Qemalin në Vlorë, por së fundmi në luftën çlirimtare edhe me Adem Jasharin dhe Jasharët këtu në Prekaz, në këtë kryeqytet të kryengritjes shqiptare. 28 Nëntori është datë themeltare e historisë, e vetëdijes kolektive, e identitet kombëtar të shqiptarëve ngado që janë.”, u shpreh ai.

Kurti solli në vëmendjen edhe momentin e rëndësishëm të daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor 1997.

“Me këtë rast dua t’i uroj gjithë shqiptarët kudo që janë për festën e pavarësisë së Shqipërisë, të flamurit kombëtar shqiptar, duke përmendur përveç Prekazit, Vlorës dhe Krujës, gjithashtu edhe Llaushën. Aty, në vitin 1997, Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj e shpallën botërisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila ishte bartëse e kryengritjes sonë dhe faktori kryesor që e bëri çlirimin e Kosovës në qershorin e vitit 1999,” tha ai, duke shtuar se këtë vit festohet edhe çerekshekulli nga çlirimi i Kosovës. Kryeministri i cili gjatë ditës së sotme bëri homazhe edhe në Vlorë për të shënuar përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, theksoi rëndësinë e lidhjes historike dhe simbolike të këtyre vendeve për të gjithë shqiptarët.

Në Prekaz sot ishte dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ku përmendi edhe ditëlindjen e Adem Jasharit dhe tha se data e sotme është simbiozë e disa datave historike për kombin shqiptar. Osmani tha gjatë fjalës së saj se liria dhe pavarësia e Kosovës do të mbrohen në mënyrë të pakompromis.

albin kurti ne prekaz 112 vjetori i pavaresise se shqiperise

Sondazh

Poll

Politike 28 Nëntor 2024, 11:50 Klodian Tomorri

Inceneratori i Plarent Ndrecës

TIRANË- Në datën 26 dhjetor të vitit 2019, Plarent Ndreca, asokohe sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Brendshme n...