Bota

Heq dorë nga Presidenca? Mediat serbe zbulojnë ‘planin’ e Vuçiç për t’u bërë sërish kryeministër, planifikimi i k

27 Dhjetor 2019, 15:48 Nga DOSJA
Heq dorë nga Presidenca? Mediat serbe zbulojnë ‘planin’ e

SERBI– Media serbe “Alo!” ka mësuar se ekziston një shans i madh që zgjedhjet presidenciale të mbahen së bashku me zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme.

Sipas tyre ky është një ‘plan’ i kreut të shtetit Vuçiç që të bëhet sërish kryeministër.

‘Alo’ ka mësuar nga burimet e saj se kjo është dëshira e presidentit aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiç pasi ai ka për qëllim që ta mbyllë karrierën e tij politike si kryeministër në vitin 2025.

Në zgjedhjet që me shumë mundësi do të mbahen më 26 prill të vitit të ardhshëm, Vuçiç po mendon që të mos kandidojë për president të Serbisë dhe të zgjedhë dikë tjetër.

“Zgjedhjet me shumë gjasë do të mbahen më 26 prill të vitit të ardhshëm kurse Vuçiç mendon që kësaj radhe të mos kandidojë më për president të Serbisë, por nga SNS të propozohet Guvernatorja e Bankës Popullore të Serbisë Jorgovanka Tabakoviç”, shkruan “Alo”.

Megjithatë pritet që vendimin përfundimtar Vuçiç ta marrë në ditët në vazhdim.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic plani i vucic serbi zgjdhjet ne serbi aleksander vucic plani i vucic serbi zgjdhjet ne serbi

Sondazh

Poll