Aktualitet

I përfshirë në trafikun e drogës dhe i dënuar me 12 vite burg/ Policia e Fierit sekuestron 19 pasuri të paluajtshme, prona të Nikolin Gjolenës!

36-vjeçari, Nikolin Gjolena rezulton i dënuar nga GJKKo me 12 vite burgim për trafikim të lëndëve narkotike dhe tjetërsim të pronave me një vlerë prej rreth 2.5 milionë euro.

27 Nëntor 2024, 12:17 Nga ZH.LL
I përfshirë në trafikun e drogës dhe i dënuar me 12
foto ilustruese

FIER- Drejtoria e Policisë Fier ka sekuestruar 19 pasuri të paluajtshme në Tiranë dhe Durrës, prona të Nikolin Gjolena. Personi në fjalë është pjesëtar një grupi të strukturuar kriminal të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

36-vjeçari, Nikolin Gjolena rezulton i dënuar nga GJKKo me 12 vite burgim për trafikim të lëndëve narkotike dhe tjetërsim të pronave me një vlerë prej rreth 2.5 milionë euro.

Në kuadër të operacionit "Pronat", pas një hetimi të thelluar është bërë i mundur sekuestrimi i disa këtyre pasurive. Konkretisht u sekuestruan: 10 apartamente në Durrës, 5 apartamente në Tiranë, 1 njësi tregtare në Durrës, 2 garazhe në Tiranë dhe 1 ndërtesë në Tiranë.

Ndërkohë vijojnë hetimet për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që ky shtetas dhe shtetasit e lidhur me të, mund të kenë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Njoftimi i policisë:

DVP Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pronat”.

Sekuestrohen 19 sende të paluajtshme, në Tiranë dhe Durrës, prona të pjesëtarit të një grupi të strukturuar kriminal për trafikim të lëndvë narkotike.

Ky shtetas, i dënuar nga GjKKO-ja, me 12 vjet burgim, i kishte tjetërsuar këto pasuri me vlerë totale rreth 2.5 milionë euro, në favor të të afërmve.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Fierit, pas hetimit të kryer në koordinim me Prokurorinë e Fierit, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të krimit, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Fier sekuestroi pasuritë e shtetasit N. Gj., 36 vjeç, të dënuar me 12 vjet burgim nga GjKKO-ja, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Konkretisht u sekuestruan: 10 apartamente në Durrës, 5 apartamente në Tiranë, 1 njësi tregtare në Durrës, 2 garazhe në Tiranë dhe 1 ndërtesë në Tiranë.

Vijojnë hetimet për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që ky shtetas dhe shtetasit e lidhur me të, mund të kenë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

fier tirane durres sekuestro pronash nikolin gjolena

Sondazh

Poll