Politike

"Liria gjithmonë ka një çmim!" Heqja e masës ndaj Berishës, Noka: Kush lufton për të drejtën dhe të vërtetën do vijë një moment që do të triumfojë

Ai shton se demokratët dhe Sali Berisha si lider i demokratëve e ka paguar me të padrejtë çmimin e lirisë më shumë se kushdo tjetër në këtë vend. 

27 Nëntor 2024, 11:58 Nga M.B
"Liria gjithmonë ka një çmim!" Heqja e masës
Sali Berisha

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar pas lirimi nga masa e sigurisë të kreut të demokratëve Sali Berisha. Noka thotë se kjo ditë ka një domethënie, sipas tij, liria gjithmonë ka një çmim. Ai shton se demokratët dhe Sali Berisha si lider i demokratëve e ka paguar me të padrejtë çmimin e lirisë më shumë se kushdo tjetër në këtë vend. 

Sipas tij, kjo ditë tregon se kush qëndron, kush lufton për të drejtën dhe të vërtetën do vijë një moment që do të triumfojë. Noka thotë se demokratët kaluan një kalvar të pashoq nga regjimi dhe mafia ndërkombëtare e Xhorxh Soros. Sipas tij, drejtësia nën kthetrat e Soros bëri gjithçka për të likuiduar këtë forcë dhe liderin e saj.

REAGIMI:

Kjo ditë ka një domethënie: liria gjithmonë ka një çmim. Demokratët dhe Sali Berisha si lider i demokratëve e ka paguar me të padrejtë çmimin e lirisë më shumë se kushdo tjetër në këtë vend. Por kjo ditë tregon se kush qëndron, kush lufton për të drejtën dhe të vërtetën do vijë një moment që do triumfojë dhe fitojë.

Demokratët kaluan një kalvar të pashoq nga regjimi dhe mafia ndërkombëtare e Xhorxh Soros. Drejtësia nën kthetrat e Soros bëri gjithçka për të likuiduar këtë forcë dhe liderin e saj. Sot, lideri i PD dhe i opozitës është i lirë falë qëndresës së demokratëve. Falë rezistencës së tyre. Falë përballjes së tyre. Falë luftës së tyre. Falë edhe të vërtetës. E vërteta vonon, por kurrë nuk harron.

Presioni i opozitës dhe qytetarëve e detyroi narkodrejtësinë t’i japë fund një sage vuajtjesh për opozitën dhe izolimi për liderin e saj. Drejtësia e Xhorxh Sorosit apo narkodrejtësia nuk ka ndryshuar asgjë. Qëndresa, lufta, rezistenca, presioni i pareshtur i demokratëve e detyroi dhe e gjunjëzoi këtë narkodrejtësi.

Pra, kjo është ajo që mund t’u them. Drejtësia e Sorosit apo narkodrejtësia e pa që Strasburgu po çelte dritën jeshile dhe do rrëzonte të gjithë vendimet e narkodrejtësisë dhe u ngut në tentativë për të shpëtuar fytyrën e vet. Asgjë më shumë. Strasburgu do i çirrte maskën narkodrejtësisë së Sorosit në Shqipëri, prandaj u ngutën për të larë atë që kishin përmjerë deri tani.

sali berisha

Sondazh

Poll