Politike

"E vërteta mund të vonojë, por del!" Lirimi i Berishës/ Tritan Shehu: Era e ndryshimit po fryn qartësisht prej përtej oqeanit

Ai shton se me lirimin e Berishës tani mbetet “çmontimi i regjimit”. Sipas tij era e ndryshimit po fryn qartësisht prej përtej oqeanit, drejt Europës.

27 Nëntor 2024, 10:53 Nga M.B
"E vërteta mund të vonojë, por del!" Lirimi i
Sali Berisha

TIRANA- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar pas lirimi nga masa e sigurisë të kreut të PD-së Sali Berisha. Shehu thotë se e vërteta mund të vonojë, por del. Ai shton se me lirimin e Berishës tani mbetet “çmontimi i regjimit”. Sipas tij era e ndryshimit po fryn qartësisht prej përtej oqeanit, drejt Europës.

Postimi:

E vërteta mund të vonojë, por del! Kam qenë i bindur për këtë që prej minutës së parë të zhvillimit të ketij komploti ndaj Berishës e demokracisë sonë!

Tashti na ngel ta çmontojmë totalisht komplotin së bashku me rregjimin. Me Berishën të lirë, kudo ku janë shqiptarët!
Me shqiptarët në përballje me rregjimin.

“Era” e ndryshimit po fryn qartësisht prej pertej Oqeanit drejt Europës.
Drejt nesh! Pranvera po vjen, jo thjesht në kuptimin stinor!

sali berisha

Sondazh

Poll