Politike

Mbledhja e qeverisë/ Gonxhja: Bunusi i fundvitit do shpërndahet në javën e dytë të dhjetorit

Duke folur pas mbledhjes së qeverisë, Gonxhja theksoi se ky është bonusi më i madh i fundvitit ndonjëherë.

27 Nëntor 2024, 10:48 Nga I.A
Mbledhja e qeverisë/ Gonxhja: Bunusi i fundvitit do shpërndahet
Blendi Gonxhja

TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës Blendi Gonxhja ka deklaruar se bonusi i fundvitit për pensionistët do të shpërndahet në javën e dytë të dhjetorit. Duke folur pas mbledhjes së qeverisë, Gonxhja theksoi se ky është bonusi më i madh i fundvitit ndonjëherë. Ndërkohë që theksoi se bonusi që do të shpërndahet në pranverë do të bazohet në performancën e ekonomisë së vendit. 

"Krenar që sot miratuam bonusin e fundvitit, më i madhi ndonjëherë, për të gjithë 724 mijë e 933 pensionistët, ku 511 mijë e 173 pensionistë me pension 20 mijë lekë do të marrë bonusin 150 euro dhe 213 mijë e 760 pensionistë me pensione mbi 20 mijë lekë përfitojnë bonusin 100 euro. Pensionistë invalidë, gra e burra të ve, fëmijë jetimë, pavarësisht sa pension do marrin do kenë bonusin e plotë 15 mijë lekë.

Përfshihet edhe një kategori për pensionet e parakohshme të ushtarakëve. Për 5174 pensionet e invalidëve në fshat u rritet pensioni vjetor me 14.5%. Për 2300 pensionet familjare në fshat, ky bonus e ka efektin e tij sikur të rritej pensioni vjetor me 66.3%. Efekti i fondit prej 100 milionë euro të bonusit të fundvitit rrit me 9% mesatarisht një pension prej 15 mijë lekësh për të gjithë vitin 2024. Shpërndarja e bonusit në pranverë, është më i madhi ndonjëherë në historinë e vendit. Pagesat do të nisin nga java dytë e dhjetorit, për të gjithë pensionistët," tha Gonxhja.

blendi gonxhja

Sondazh

Poll