Politike

"Afërsisht një vit pengesë antikushtetuese!" Lirimi i Berishës/ Bardhi: Vendim i duhur ligjor, një fitore politike!

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se revokimi nga GJKKKO i masave kufizuese joproporcionale ndaj Berishës është vendimi i duhur ligjor dhe nën frymën, standardin dhe logjikën e vendimit të disa ditëve më parë të ndryshimeve të kushteve. 

27 Nëntor 2024, 11:39 Nga M.B
"Afërsisht një vit pengesë antikushtetuese!" Lirimi i
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas lirimi nga masa e sigurisë të kreut të demokratëve Sali Berisha. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se revokimi nga GJKKKO i masave kufizuese joproporcionale ndaj Berishës është vendimi i duhur ligjor dhe nën frymën, standardin dhe logjikën e vendimit të disa ditëve më parë të ndryshimeve të kushteve. 

Ai shton se afërsisht 1 vit pengesë antikushtetuese e aktivitetit politik të liderit të opozitës është mjaftueshmërisht e rëndë për të toleruar të bëheshin më shumë. Sipas tij, kjo është një fitore politike e Berishës.

POSTIMI:

Revokimi nga GJKKKO i masave kufizuese joproporcionale ndaj Sali Berishës është vendimi i duhur ligjor dhe nën frymën, standardin dhe logjikën e vendimit të disa ditëve më parë të ndryshimeve të kushteve. Çdo ditë do të ishte një gjë e tillë për të sulmuar politikën e duhur, me qëllim që aktiviteti politik të jetë në funksionalitetet e saj.

Afërsisht 1 vit pengesë antikushtetuese e aktivitetit politik të Liderit të opozitës është mjaftueshmërisht e rëndë për të toleruar të bëheshin më shumë! Kjo është një fitore politike e Sali Berishës që luftoi, luftoi, luftoi dhe e fitojë!

 

sali berisha

Sondazh

Poll