Politike

Berisha lirohet nga arresti me burg/ Meta: Urime për të gjithë qytetarët që duan një shtet të së drejtës

Po ashtu ai ka shprehur mirënjohje për Gjykatën e Strasburgut, e cila e ka klasifikuar rastin "Berisha" si të rëndësishëm.

27 Nëntor 2024, 11:18 Nga I.A
Berisha lirohet nga arresti me burg/ Meta: Urime për të gjithë
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për lirimin e kreut të PD-së Sali Berisha. Me anë të një postimi në Facebook, Meta uron të gjithë qytetarët që duan një shtet të së drejtës. Po ashtu ai ka shprehur mirënjohje për Gjykatën e Strasburgut, e cila e ka klasifikuar rastin "Berisha" si të rëndësishëm.

Postimi i Metës: 

Përshëndetjet më të përzemërta për liderin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha dhe urime për të gjithë qytetarët që duan dhe meritojnë një shtet të së drejtës! Në veçanti, dua të përshëndes Prof. Dr. Berishën me deklaratën time, si President i Republikës, të bërë më 22 maj 2021, kur ai u shpall “non grata”, sepse gjithmonë kam qenë i bindur se ajo fletërrufe u hartua kundër tij nga Edi Rama, Sorosi, Charles McGonigal, Rossini dhe Mcgonigalët e tjerë për të shkatërruar pluralizmin politik për qëllime korruptive dhe helmuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA.

Mirënjohje të jashtëzakonshme edhe për Gjykatën e Strasburgut, që si asnjëherë tjetër, e ka klasifikuar rastin "Berisha" si "leading case", pra të rëndësishëm dhe e kanë komunikuar shumë shpejt këtë njoftim, pa pritur shterim të gjykatave të brendshme. Desorosifikimi drejtësisë dhe shoqërisë tonë është një emergjencë kombëtare për të rivendosur shtetin e së drejtës dhe mbrojtur interesat kombëtare.

Berisha lirohet nga arresti me burg/ Meta: Urime për të gjithë

Sondazh

Poll