Politike

"Sot u lirua ndryshimi!" Heqja e masës ndaj Berishës/ Balliu: Ditë e zezë për narkoshtetin, e bardhë për Shqipërinë

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Balliu shkruan se sot u lirua ndryshimi, shpresa për një Shqipëri si gjithë Europa.

27 Nëntor 2024, 10:59 Nga M.B
"Sot u lirua ndryshimi!" Heqja e masës ndaj Berishës/
Klevis Balliu

TIRANA- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Klevis Balliu ka reaguar pas lirimi nga masa e sigurisë të kreut të demokratëve Sali Berisha. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Balliu shkruan se sot u lirua ndryshimi, shpresa për një Shqipëri si gjithë Europa. Ai shton se e sotmja është ditë e zezë për narkoshtetin dhe ditë e bardhë për Shqipërinë.

"Sot u lirua ndryshimi, shpresa për një Shqipëri si gjithë Europa. Ditë e zezë për narkoshtetin. Ditë e bardhë për Shqipërinë", shkruan Balliu.

Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme vendimin për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Berishën. Ky vendim u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi.

Avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj deklaroi se ndaj Berishës nuk është caktuar asnjë masë tjetër sigurie. Ai shtoi se Prokuroria kërkoi që Berisha të qëndronte në "arrest shtëpie".

sali berisha

Sondazh

Poll