Politike

FOTO/ GJKKO hoqi masën ndaj tij, makina e Berishës poshtë banesës, kreu i PD-së gati të shkojë në selinë blu?

Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme vendimin për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Berishën. Ky vendim u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi.

27 Nëntor 2024, 10:47 Nga M.B
FOTO/ GJKKO hoqi masën ndaj tij, makina e Berishës poshtë
Makina

TIRANA- Pasi GJKKO vendosi t’i heqë masën e arrestit, kreu i PD-së Sali Berisha pritet të shkojë në zyrën e tij në selinë blu. Bëhet me dije se makina e Berishes ka mbërritur poshtë pallatit ku banon, me sa duket për të marrë kreun e PD-së.

Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme vendimin për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Berishën. Ky vendim u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi.

Avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj deklaroi se ndaj Berishës nuk është caktuar asnjë masë tjetër sigurie. Ai shtoi se Prokuroria kërkoi që Berisha të qëndronte në "arrest shtëpie".

 

sali berisha

Sondazh

Poll