Politike

Profesionet e lirë/ Malaj: Kthehen fondet e paguara për këstin e parë pas vendimit të Kushtetueses

Malaj tha se qeveria shqiptare mori vendimin dhe bëri të mundur kthimin e fondeve tek profesionistët e lirë. 

27 Nëntor 2024, 10:45 Nga I.A
Profesionet e lirë/ Malaj: Kthehen fondet e paguara për këstin e
Petrit Malaj

TIRANË- Ministri i Financave Petrit Malaj ka deklaruar se sot është miratuar akti normativ për kthimin e këstit të parë të tatim fitimit të parapaguar nga profesionistët e lirë. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Malaj tha se qeveria shqiptare mori vendimin dhe bëri të mundur kthimin e fondeve tek profesionistët e lirë. 

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme miratoi aktin normativ për kthimin e këstit të tatim fitimit të parapaguar nga profesionistët e lirë. Qeveria shqiptare që në krye të herës ka pasur vullnetin e plotë për të kthyer këto fonde tek profesionistët e lirë. Ministria e Financave ndoqi rrugën ligjore duke iu drejtuar gjykatës Kushtetuese për të interpretuar dhe për të na udhëzuar se si duhet të vepronin. Gjykata Kushtetuese nuk u shpreh dhe na la të nënkuptonte se efektet që prodhoi ky ligj ishin legjitime, megjithatë qeveria shqiptare mori vendimin dhe bëri të mundur kthimin e fondeve tek profesionistët e lirë”, tha ai.

petrit malaj

Sondazh

Poll