26 Nëntor 2024, 16:07
Nga r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me operacionin e Prokurorisë së Posaçme në Elbasan për goditjen e grupit të Suel Çelës.
Bardhi shkruan në postimin e tij në rrjete sociale se SPAK vlen të përgëzohet për operacionin por shton se duhet të veprojë pa kursyer asnjë anëtar të deklaruar apo të padeklaruar të krimit të organizuar, përfshirë ato që sipas tij, janë të veshur me pushtet politik.
Ai shprehet më tej se ndikimi i krimit të organizuar në jetën shoqërore dhe politike të vendit është forcuar së tepërmi gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Ndërkohë po ashtu Bardhi thotë se janë disa pyetje që mbeten ende pa përgjigje dhe që sipas tij, duhet të marrin një reagim institucional sa më parë, që SPAK të jetë i besueshëm.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD GAZMENT BARDHI
SPAK ka provuar ndikimin e dyshuar të bandës së Elbasanit mbi policinë, drejtësinë apo median dhe ka zbadhur disa nga veprimtaritë kriminale të kësaj organizate kriminale. Për këtë, SPAK vlen të përgëzohet pa asnjë dyshim dhe e nxis të vijojë goditjet kundër krimit të organizuar. Por gjithashtu e nxis të veprojë pa kursyer asnjë anëtar të deklaruar apo të padeklaruar të krimit të organizuar, përfshirë ato që janë të veshur me pushtet politik!
Është fakt se ndikimi i krimit të organizuar në jetën shoqërore dhe politike të vendit është forcuar së tepërmi gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Grupet kriminale jo vetëm kanë vepruar të pashqetësuara, por njëkohësisht janë fuqizuar ekonomikisht, si dhe kanë pushtuar/diktuar emërimet në pozicionet kyçe të qeverisjes së vendit. Për këtë lehtësim nga shteti gjatë gjithë qeverisjes së Edi Ramës, ata kanë shërbyer në mënyrë të vijueshme si Shtabe Elektorale të Partisë Socialiste gjatë fushatave zgjedhore, duke blerë vota, duke intimiduar dhe kërcënuar qytetarët.
Pyetjet që mbeten ende pa përgjigje dhe që duhet të marrin një reagim institucional sa më parë, që SPAK të jetë i besueshëm, janë:
????Po me politikën a kanë patur ndikim apo bashkëveprim Banda e Elbasanit?
????Kush e emërojë motrën e anëtarëve të bandës së Elbasanit në krye të agjencisë më të rëndësishme shtetërore, në një nga sektorët që rezulton të jetë më i përdoruri për të pastruar paratë e organizatave kriminale – sektori i ndërtimit? Znj. Adelajda Roka, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, vartëse direkte e Kryeministrit Edi Rama, rezulton se është njëkohësisht edhe motra e dy prej anëtarëve të Bandës së Elbasanit Marsel dhe Xhino Roka. SPAK duhet të hetojë kush ia propozoi Edi Ramës emërimin e saj si Drejtore e Përgjithshme e AZHT dhe pse Edi Rama e emëroi menjëherë dhe pa asnjë kundërshtim?
????A ka patur ndërhyrje nga politika gjatë veprimeve të aksionit OFL për anëtarët e kësaj bande?
????A kanë qenë anëtarët e kësaj bande “Shtabi Elektoral i Partisë Socialiste në Elbasan” gjatë zgjedhjeve të 2021 dhe cfarë po bëhet me kallëzimin e depozituar nga PD për këtë qëllim që në 7 Prill 2021, ku secili prej tyre ka qenë i indentifikuar me emër dhe mbiemër?
Vetëm përgjigja e shpejtë ndaj këtyre pyetjeve do ta bënte të besueshëm hetimin e SPAK, duke na treguar të gjithëve se ky hetim nuk është detyrim me përcaktim i agjencive ligjzbatuese të huaja, por arritje e pjekurisë institucionale të prokurorisë së posaçme. Për interesin publik, të cilit duhet të mbrojë prokuroria e posaçme, politikanët që i shëbejnë krimit të organizuar apo ndërveprojnë me ta, janë shumë herë më të rrezikshëm sesa vetë anëtarët e organizatave kriminale. Këta të fundit, pa mbështetjen e pushtetit apo politikës, është më e lehtë të bien në rrjetën e drejtësisë dhe e kanë shumë më shumë të vështirë të kryejnë aktivitetin e tyre kriminal.
postimi i bardhit
gazment bardhi operacioni i spak ne elbasan
Politike
26 Nëntor 2024, 15:51
r.ll
belind kellici
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, tha se protesta e sotme do të ket&...
Politike
26 Nëntor 2024, 15:17
r.ll
ervin salianji
TIRANË Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PL-s&...
Politike
26 Nëntor 2024, 14:52
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi u shpreh se protesta e sotme do të...
Politike
26 Nëntor 2024, 14:39
ZH.LL
Klevis Balliu
TIRANË- Koordinatori rajonal i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar për ngjarjen e rëndë të vrasjes s&...
Politike
26 Nëntor 2024, 14:42
M.B
Autori dhe viktima
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka publikuar një dokument në rrjetet sociale duke s...
Politike
26 Nëntor 2024, 14:22
M.B
Fabrizio Bucci
TIRANA- Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci tha sot, në fjalën e tij në Konferencën e p...
Politike
26 Nëntor 2024, 13:04
I.A
Sali Berisha dhe Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 27 dhjetor për të marrë vendimin në l...
Politike
26 Nëntor 2024, 14:04
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Rinia e Partisë Popullore Evropiane (YEPP) ka shprehur mbështetje për Partinë Demokratike dhe forumin e sa...
Politike
26 Nëntor 2024, 13:47
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me idenë për mbylljen e TikTok dhe Snapchat, gjatë konsultimi publik me ...
Politike
26 Nëntor 2024, 13:30
ZH.LL
Mediu
TIRANË- Është mbajtur sot në GJKKO seanca e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, lidhur me tragjedin&e...