26 Nëntor 2024, 13:47
Nga M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me idenë për mbylljen e TikTok dhe Snapchat, gjatë konsultimi publik me prindër, mësues, e staf mbështetës në gjimnazin “Sami Frashëri”. Rama tha se mbyllja e këtyre dy aplikacioneve nuk zgjidh problemin, por ngushton hapësirën që nxit dhunë. Ai shtoi se kjo është një ide që kanë diskutuar gjatë prej kohësh, jo sot dhe që me këtë rast menduan që ta shtrojnë për një diskutim më të gjerë sepse nuk është kaq bardhë e zi, sipas tij.
“Tani duhet të jemi shumë të qartë dhe shumë të vërtetë me njëri-tjetrin, që ky problem është më i gjerë sesa kaq. Nuk është thjeshtë çfarë ndodh brenda mureve të shkollës. Ky problem është shumë përtej policisë, nuk është thjeshtë çështje policie dhe mbi të gjitha ky problem është jo vetëm brenda mureve të shtëpisë, që të gjithë ata që kanë fëmijë në një moshë para adoleshencës apo në adoleshencë e dinë shumë mirë se çfarë lloj beteje është me ato mrrokllat, as vetëm brenda mureve të shkollës, por edhe në hapësirën mes të dyjave, në të gjithë ndërveprimet e tjera mes të dyjave dhe s’dua të zgjatem më shumë që t’ju them që vetëm sikur për një moment të imagjinonim që atmosfera e mbingarkuar, me gjuhë të egër, me sjellje të egër, që përcillet përmes kanaleve mediatike të zbutej, të ishte një zbutje e përgjithshme.
Por këtë s’është se e kemi shumë në dorë dhe nuk e di se çfarë ilaçi ka. Thënë të gjitha këto sigurisht që ideja për të ndaluar TikTo-kun dhe/ose SnapChat si dy platforma që janë problematike, – të gjitha platformat janë problematike në fakt, por këto dyja janë problematike për arsye specifike – është një ide që ne e kemi diskutuar gjatë prej kohësh, jo sot dhe që me këtë rast menduam që ta shtrojmë për një diskutim më të gjerë sepse nuk është kaq bardhë e zi, nuk është zgjidhja e problemeve, por është një element që mund të na sjellë në një ngushtim të rëndësishëm të hapësirës që e stimulon, që e frymëzon, që e nxit dhunën, bullizmin dhe budallallëkun në përgjithësi.
Kështu që, duke i thënë të gjitha këto dhe duke qenë shumë i dëshiruar për të dëgjuar edhe komentet tuaja, ju falënderoj dhe një herë për praninë dhe për durimin. Dhe fjala është për këdo prej jush që dëshiron të thotë mendimet dhe plus mundësisht dhe sugjerimet përkatëse sepse të gjithë mësuesit apo prindërit kanë këndet e tyre dhe kur mësuesit janë dhe prindër e shohin nga të dyja anët subjektin për të cilin ne jemi të interesuar më shumë se për çdo gjë tjetër, që janë fëmijët”, tha Rama.
edi rama
Politike
26 Nëntor 2024, 13:30
ZH.LL
Mediu
TIRANË- Është mbajtur sot në GJKKO seanca e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, lidhur me tragjedin&e...
Politike
26 Nëntor 2024, 13:30
M.B
Ogerta Manastirliu
TIRANA- Pak ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani dhe pasi u fol për nismën për një disk...
Politike
26 Nëntor 2024, 13:17
M.B
Edi Rama
TIRANA- Pak ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani dhe pasi u fol për nismën për një diskutim me pr...
Politike
26 Nëntor 2024, 11:57
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Ka marrë të tjera përmasa të rënda vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani. Prej ditësh ësht&e...
Politike
26 Nëntor 2024, 11:36
ZH.LL
ambasada
KOLUMBI- Kosova do të hapë sot ambasadën e saj në Bogota të Kolumbisë. Bëhet e ditur se ajo do të për...
Politike
26 Nëntor 2024, 11:21
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklarua nga qelia se ka qenë tepër korrekt në deklar...
Politike
26 Nëntor 2024, 11:21
ZH.LL
Edi Rama
BULQIZË- Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur për përdorimin e pronave të ushtrisë për turizëm, teksa ka zbul...
Politike
26 Nëntor 2024, 11:10
ZH.LL
Rama rr.Arbrit
BULQIZË- Kryeministri Edi Rama, teksa ka prezantuar projektin turistik në Bulqizë, ka folur edhe për Rrugën e Arbir...
Politike
26 Nëntor 2024, 11:05
M.B
Edi Rama
BULQIZA- Nga Bulqiza ku ndodhej për prezantimin e projektit për Parkun Tematik Retro, “Divizioni”, kryeministri Edi Ram...
Politike
26 Nëntor 2024, 10:58
M.B
Edi Rama
BULQIZA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e projketit të i Parkut Tematik Retro në Bulqizë. ...