Politike

"Krim është të fshehësh autorët si në vrasjen e Martin Canit!" Sot protesta e opozitës, Këlliçi: Do të bllokohet qarkullimi i automjeteve

Po ashtu Këlliçi tha në lidhje me paralajmërimin nga ana e policisë se kushdo që do të bllokojë rrugët sot do të mbajë përgjegjësi administrative dhe penale, se krim është të fshehësh skenat e krimit siç është bërë në rastin e vrasjes së 14-vjeçarit Cani.

26 Nëntor 2024, 14:52 Nga M.B
"Krim është të fshehësh autorët si në vrasjen
Belind Këlliçi

TIRANA- Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi u shpreh se protesta e sotme do të jetë edhe për ngjarjet e fundit tronditëse përfshirë vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Këlliçi shtoi se e gjithë kjo është një kambanë alarmi që bie për qytetarët dhe shoqërinë dhe jo një çështje politike. Po ashtu Këlliçi tha në lidhje me paralajmërimin nga ana e policisë se kushdo që do të bllokojë rrugët sot do të mbajë përgjegjësi administrative dhe penale, se krim është të fshehësh skenat e krimit siç është bërë në rastin e vrasjes së 14-vjeçarit Cani.

“Do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, edhe pse në këto orare zakonisht trafiku është i bllokuar vetë. Është akti i tertë, që me nisjen e mosbindjes civile. Këtë herë radhën e ka Tiranë, duhen ndërgjegjësuar qytetarët edhe për rastet e fundit, përfshirë vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani të cilin prindërit e dërguan në shkollë. Kambanë alarmi për shoqërinë shqiptare nuk është aspak çështje politike. Nuk e meriton asnjë familje shqiptare t’i vijë me arkivol në shtëpi fëmija që e ka çuar në shkollë.

E shoh si alarm ndaj shoqërisë. Shtuar këtu që sot kanë dalë të dhëna se ka pasur edhe persona të tjerë të përfshirë në rast dhe janë fshehur pasi prindërit e tij janë njëri hetues tjetri punon në SPAK në administratë. Heronjtë tanë fshehin vrasësit e fëmijëve tanë. E paimagjinueshme lajmi i mbrëmshëm që një ish-gjyqtare ka porositur vrasjen enjë gazetari që ka nxjerrë fakte kundër saj. Këto skenarë nuk i kemi parë as në Meksikë. Vepër penale është të bëhesh badigard i kriminelëve dhe të fshehësh skenat e krimit e të mbrosh autorët, sinë rastin e 14-vjeçarit jo të bllokosh rrugët”, tha ai.

belind këlliçi

Sondazh

Poll