Politike

"Deputetët do të jenë në ballë të protestës", Këlliçi: Nuk kemi kërkuar kurrë konfrontim me policinë, problemin e kemi me keqqeverisjen

Këlliçi theksoi se Partia Demokratike nuk ka përdorur asnjëherë mbështetësit e saj si “mish për top” dhe se ky është një veprim që nuk do të ndodhë asnjëherë.

26 Nëntor 2024, 15:51 Nga r.ll
"Deputetët do të jenë në ballë të
belind kellici

TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, tha se protesta e sotme do të ketë në krye deputetët dhe anëtarët e kryesisë së PD. Këlliçi theksoi se Partia Demokratike nuk ka përdorur asnjëherë mbështetësit e saj si “mish për top” dhe se ky është një veprim që nuk do të ndodhë asnjëherë.

Ai ka bërë të ditur në News 24 se opozita ka marrë informacione për mundësinë e përshkallëzimit të dhunës nga policia, por ai ka theksuar se problemi i opozitës është me keqqeverisjen dhe jo me policinë.

Në lidhje me deklaratën e Edi Ramës në Londër, ku ai ka thënë se kërkon votën për të “ndrequr opozitën e vendit”, Këlliçi ka kritikuar këtë pohim, duke e cilësuar si një slogan të përdorur nga figura autoritare si Hitleri, Putini, dhe Erdogani.  Ai ka theksuar se Shqipëria nuk ka shans të kthehet në diktaturë dhe se opozita do të dalë në protestë për të ngritur zërin kundër keqqeverisjes.

“Asnjëherë PD nuk ka përdorur mbështetësit e saj si mish për top, kjo nuk do ndodhë asnjëherë. Kemi marrë informacione që pritet të ketë përshkallëzim të dhunës nga policia. Në ballë të aksionit sot do të jenë deputetët dhe anëtarët e kryesisë së PD. Nuk kemi kërkuar kurrë konrfontim me policinë, problemin e kemi me keqqeverisjen. Rama tha për herë të parë në Londër se kërkon votën edhe për të ndrequr opozitën e vendit. Ky ëhtë slogan që është përdorur nga Hitleri, nga Putini dhe përdoret nga Erdogani. Shqipëria nuk ka shans të kthehet në diktaturë sërish. Ne dalim në protestë për të ngritur zërin për keqqeverisjen”, u shpreh ai.

belind këlliçi

Sondazh

Poll