26 Nëntor 2024, 14:39
Nga ZH.LL
Klevis Balliu
TIRANË- Koordinatori rajonal i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar për ngjarjen e rëndë të vrasjes së 14-vjeçarit në kryeqytet, duke thënë se po fshihet dinamika e vërtetë e ngjarjes. Përmes një deklarate, Klevis Balliu vë në dukje implikimin e policisë në tjetërsimin e provave.
Balliu thotë se policia po fsheh një emër të dytë, i pranishëm në momentin e krimit. Kjo sipas Balliut, ndodh pasi policia po mbron njerëzit me pushtet, sepse emri i dytë i fshehur është i biri i një hetuesi të Byrosë Kombëtare të Hetimit-BKH dhe një zyrtareje të Prokurorisë së Posaçme-SPAK.
Ndër të tjera, Balliu thekson se Partia Demokratike e ngre zërin, me kurajë, për shkeljet e policisë dhe të organeve të drejtësisë.
Deklarata e koordinatorit rajonal për Tiranën, Klevis Balliu:
Një detaj tjetër dramatik është publikuar në media për ngjarjen ku humbi jetën 14 vjeçari Martin Cani. Policia ka fshehur praninë në momentin e krimit të një personi të dytë, që mori pjesë në sherrin ku humbi jetën Martini dhe u plagos një shok i tij.
Ndërkohë që është identifikuar Mario Lleshi, si autor i dyshuar i krimit, policia ka fshehur një emër të dytë. Këtë e ka bërë sepse ai është i biri i një hetuesi të Byrosë Kombëtare të Hetimit-BKH dhe një zyrtareje të Prokurorisë së Posaçme-SPAK.
Pra, për të mbrojtur reputacionin dhe mos ‘shqetësuar’ njerëzit e fuqishëm në drejtësinë e re, policët kanë marrë urdhër që të fshijnë nga komunikata një fakt qendror për zbardhjen e ngjarjes.
Dy fëmijë familjesh të zakonshme shqiptare nuk e patën këtë fat dhe këtë mbrojtje: njëri ishte i vrari Martin Cani dhe tjetri i dyshuari si autor, Mario Përlleshaj.
Partia Demokratike e dënon me forcë këtë implikim të policisë në tjetërsimin e provave dhe shtrembërimin e fakteve, me qëllim mbrojtjen e njerëzve me pushtet dhe varrosjen e së vërtetës.
Ne u kujtojmë qytetarëve se, ky nuk është rasti i parë ku policia kthehet në vrasëse apo merr anën e vrasësve.
Për të riun e ndjerë Klodian Rasha, u tha se u qëllua pasi kishte armë, gjë që rezultoi e pavërtetë më pas.
Për Egli Progën e vrarë në Pogradec, u tjetërsuan rrethanat e ngjarjes dhe u mor në mbrojtje vrasësi, një lidhje e Partisë Socialiste.
Në Elbasan, Enea Thomollari u vra një një shpërthim eksplozivi në banesën e vet, pasi SPAK shpërfilli denoncimin e një të reje për Dumanin, jo Altinin por Nuredinin, i cili porositi vendosjen e tritolit që i mori jetën të riut.
Të dashur qytetarë,
Këto janë arsyet se pse Partia Demokratike e ngre zërin, me kurajë, për shkeljet e policisë dhe të organeve të drejtësisë. Për ne cdo shkelje e ligjit e pandëshkuar i hap rrugë një krimi të ri. Siç bëjnë me dije rastet e përmendura më lart këto shkelje kanë kushtuar jetë njerëzish.
Për këtë ne kërkojmë që policia të mos drejtohet nga njerëz që kanë lidhur interesin me pushtetin dhe bandat kriminale, por me detyrën e sigurisë dhe rendit për qytetarët.
Shqipëria nuk mund të jetë vendi i fëmijëve që, nëse nuk kanë babanë ose nënën në SPAK, në BKH apo në pushtet, mund të jenë të vrarë ose vrasës, dhe nëse e kanë, emri i tyre fshihet nga ngjarjet dhe përfshirja në to, dhe gjithë pasojat që lidhen me to.
‘BKH e babit’ dhe ‘SPAK-u i mamit’, pranojnë të bëhen bashkautorë në vrasje për të ruajtur punonjësit e tyre.
Po shqiptarët, kush i ruan?
BKH dhe SPAK pranojnë të fshehin provat që implikojnë njerëzit e tyre. Janë të njëjtët njerëz që shpikin prova për kundërshtarët e tyre, ata që ngrenë zërin, që i denoncojnë, që janë në opozitë me pushtetin politik të Rilindjes që i mbron.
Kjo është e vërteta.
Të tjerat janë propagandë.
Mos e lejoni propagandën të marrë jetën e fëmijëve tuaj dhe të mbrojë fëmijët e pushtetit.
Ngrihuni, protestoni, bëjani të qartë pushtetit se jeta dhe siguria e çdo shqiptari vlen njëlloj.
Sot në ora 5, ne që denoncojmë ngjarjet, që tragjeditë të mos përsëriten, marshojmë në Tiranë.
Çdo prind, pa miq në qeveri apo SPAK, është i ftuar të na bashkohet!
pd klevis balliu vrasja e 14vjecarit
Politike
26 Nëntor 2024, 14:42
M.B
Autori dhe viktima
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka publikuar një dokument në rrjetet sociale duke s...
Politike
26 Nëntor 2024, 14:22
M.B
Fabrizio Bucci
TIRANA- Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci tha sot, në fjalën e tij në Konferencën e p...
Politike
26 Nëntor 2024, 13:04
I.A
Sali Berisha dhe Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 27 dhjetor për të marrë vendimin në l...
Politike
26 Nëntor 2024, 14:04
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Rinia e Partisë Popullore Evropiane (YEPP) ka shprehur mbështetje për Partinë Demokratike dhe forumin e sa...
Politike
26 Nëntor 2024, 13:47
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me idenë për mbylljen e TikTok dhe Snapchat, gjatë konsultimi publik me ...
Politike
26 Nëntor 2024, 13:30
ZH.LL
Mediu
TIRANË- Është mbajtur sot në GJKKO seanca e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, lidhur me tragjedin&e...
Politike
26 Nëntor 2024, 13:30
M.B
Ogerta Manastirliu
TIRANA- Pak ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani dhe pasi u fol për nismën për një disk...
Politike
26 Nëntor 2024, 13:17
M.B
Edi Rama
TIRANA- Pak ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani dhe pasi u fol për nismën për një diskutim me pr...
Politike
26 Nëntor 2024, 11:57
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Ka marrë të tjera përmasa të rënda vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani. Prej ditësh ësht&e...
Politike
26 Nëntor 2024, 11:36
ZH.LL
ambasada
KOLUMBI- Kosova do të hapë sot ambasadën e saj në Bogota të Kolumbisë. Bëhet e ditur se ajo do të për...