Politike

A do të protestohet sot për Salianjin? Blushi-Këlliçi: Kemi protestuar dhe do të protestojmë për burgosjen politike

Këlliçi, tha se Salianji u burgos pa kryer ndonjë kallëzim të rremë, sikundër pretendohet, por denoncoi një fakt mbi vëllain e Fatmir Xhafajt, që ishte i dënuar dhe nuk e çonin në burg

26 Nëntor 2024, 15:17 Nga r.ll
A do të protestohet sot për Salianjin? Blushi-Këlliçi:
ervin salianji

TIRANË Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi thanë sot se Ervin Salianji u burgos vetëm se denoncoi një të vërtetë, dënimin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.  Ata u shprehën në News 24 se edhe sot në protestën e pasdites që opozita do të zhvillojë do të protestohet edhe për burgosjen e Salianjit.

Këlliçi, tha se Salianji u burgos pa kryer ndonjë kallëzim të rremë, sikundër pretendohet, por denoncoi një fakt mbi vëllain e Fatmir Xhafajt, që ishte i dënuar dhe nuk e çonin në burg. Ndërkohë Blushi, theksoi se kjo është drejtësia e re, burgosi politikisht një prej opozitarëve zemërluanë.

“Ose kemi protestuar ne për burgosjen e Salianjit si opozitë e bashkuar ose nuk ka protestuar njeri.Natyrisht edhe sot do të protestohet për burgosjen politike të Salianjit, numrit 2 të grupit parlamentar të PD”, tha Blushi.

ervin salianji belind këlliçi tedi blushi

Sondazh

Poll