Politike

Vrasja e Martin Canit/ Noka publikon dokumentin: Policia u përfshi në prishjen e provave dhe në fshehjen e bashkëpunëtorit

Ai shton se njëlloj si pak vite më parë kur ish-Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu dhe policia u përfshinë në prishjen e provave të vrasjes së Klodian Rashës, sipas tij, edhe tani Drejtori i Përgjithshëm Proda dhe ai i Qarkut Tiranë, Elton Alushi, u përfshinë në prishjen e provave te vrasjes së djaloshit Martin Cani dhe në fshehjen e bashkëpunëtorit në vrasje.

26 Nëntor 2024, 14:42 Nga M.B
Vrasja e Martin Canit/ Noka publikon dokumentin: Policia u përfshi në
Autori dhe viktima

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka publikuar një dokument në rrjetet sociale duke shkruar se është prova që vrasësi i 14-vjeçarit Martin Canit nuk ishte vetëm. Noka shkruan po ashtu se kupola e Policisë së Shtetit fsheh krime aty ku të përfshirë janë patronazhistët e kryeministrit Edi Rama.

Ai shton se njëlloj si pak vite më parë kur ish-Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu dhe policia u përfshinë në prishjen e provave të vrasjes së Klodian Rashës, sipas tij, edhe tani Drejtori i Përgjithshëm Proda dhe ai i Qarkut Tiranë, Elton Alushi, u përfshinë në prishjen e provave te vrasjes së djaloshit Martin Cani dhe në fshehjen e bashkëpunëtorit në vrasje.

Postimi i Flamur Nokës:

Ja prova! Ja prova e dokumentuar që vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm.

Kupola e Policisë së Shtetit fsheh krime aty ku të përfshirë janë patronazhistët e Ramës dhe familjarë e fijet e narkoshtetit. Kupola blu është de facto një bandë me uniformë. Policë që vrasin, policë që dekonspirojnë, që fshehin e mbulojnë llumin me pushtet.

Rasti i implikimit në krim nga ana e kupolës së policisë u përsërit. Njëlloj si pak vite më parë kur ish Drejtori i Përgjithshëm Ard Veliu dhe policia u përfshinë në prishjen e provave të vrasjes së Klodian Rashës, edhe tani Drejtori i Përgjithshëm Proda dhe ai i Qarkut Tiranë, Elton Alushi, u përfshinë në prishjen e provave te vrasjes së djaloshit Martin Cani dhe në fshehjen e bashkëpunëtorit në vrasje.

PS ….Bashkepunetori ne vrasje djali i nje oficeri te BKH dhe nje punonjese te SPAK.

Vrasja e Martin Canit/ Noka publikon dokumentin: Policia u përfshi në

vrasja e martin canit

Sondazh

Poll