Aktualitet

Projekti “Veliera”/ Shkatërrohen themelet e Pallatit të parë Mbrëtëror në Shqipëri

10 Mars 2019, 16:27 Nga DOSJA
Projekti “Veliera”/ Shkatërrohen themelet e Pallatit të

DURRËS– Një ditë më parë janë prishur përfundimisht edhe themelet e zbuluara të Pallatit të Parë Mbretëror në Durrës. Lajmin e ka bërë me dije historiani Kastriot Dervishi, i cili ka publikuar momentet e prishjes së themeleve. Në vendin ku ishin këto themele arkeologjike, tashmë do të jetë projekti “Veliera”.

Po ndodh tani! Po prishen themelet e pallatit të parë mbretëror të Shqipërisë në Durrës. Në mars-shtator 1914, këtu ishte selia e kryetarit të parë të shtetit shqiptar. Asnjë shenjë e asnjë pllakë aty,”– shkruan Dervishi.

Pallati i Parë Mbretëror ka ekzistuar në vitin 1914 ku kishte zyrat e tij Ëilhelm Ëiedi. Pallati është shkatërruar me kalimin e viteve por themelet u zbuluan vetëm së fundmi gjatë punimeve të projektit “Veliera” në vitin 2017. Kjo gjë bëri që aktivistët të ngriheshin në protestë dhe të kërkonin ndalimin e punimeve. Pavarësisht se Gjykata vendosi për pezullimin e punimeve, ato nuk u ndërprenë dhe protestat vijuan sërish.

Por në shkurt të vitit 2019 Gjykata Administrative e Apelit vendosi t’i hapë rrugë përfundimit të projektit “Veliera”, duke pushuar gjykimin e çështjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres pallati i pare mbreteror veliera durres pallati i pare mbreteror veliera

Sondazh

Poll