Aktualitet

Pasagjerët të mbuluar me gjak, shqiptari rrëfen tmerrin: Ç’ndodhi në fluturimin e “Turkish airlines”

10 Mars 2019, 15:45 Nga DOSJA
Pasagjerët të mbuluar me gjak, shqiptari rrëfen tmerrin:

Gjatë fluturimit të linjës ‘Turkish Airlines’ nga Stambolli për në New York kanë mbetur të lënduar dhjetëra persona. E gjitha kjo ka ardhur si pasojë e turbulencave të forta. Një shqiptar, Saed Nikaj i cili ndodhej në bord ka publikuar pamjet e tmerrit që kanë përjetuar pasagjerët.

Ai rrëfen për “New York Times” se shumë prej pasagjerëve kanë mbetur të gjakosur dhe se ka parë gruan e tij që të fluturonte nga sedilja. “Maskat e oksigjenit ranë nga tavani. Njerëzit nisën të bërtisnin. Unë thashë: O Zot me ndihmo! Falë Zotit i shpëtova edhe një rrëmujë tjetër, por kësaj here lart në qiell,”-rrëfen Nikaj.

Për gati 15 minuta gjendja në aeroplan raportohet të ketë qenë e tmerrshme, pasi avioni hasi ne masa ajrore të forta dhe humbi ekuilibrin. Sipas autoriteteve lokale aeroplani i “Turkish Airlines” u ul i qetë në aeroportin e Kennedy, por të paktën 30 vetë u dërguan në spital me lëndime jo të rrezikshme për shkak të turbullirave. Steve Coleman, zëdhënësi i Autoritetit të Portit të Nju Jorkut tregoi se një mjek theu këmbën gjatë fluturimit.

Kompania ajrore u shpreh në një status në rrjetet sociale se ndihej ‘e pikëlluar nga kjo përvojë’ dhe se ‘po monitoronte nga afër gjendjen shëndetësore të pasagjerëve të lënduar’.

Sead Nikaj u bë i njohur për mediat të shtunën e kaluar teksa pati një incident me punonjësin e sigurimit në Aeroportin e malit të Zi. Nikaj bëri shqiponjën me duar, dhe truproja i kërkoi të largohej dhe ta bënte diku tjetër.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fluturim ne shba new york times saed nikaj turbulenca turkish airlines fluturim ne shba new york times saed nikaj turbulenca turkish airlines

Sondazh

Poll