Aktualitet

Goditja e efektivit të FNSH-së me gur në kokë, reagon Mit’hat Havari: E ç’m** polic bashkie është ky?!

10 Mars 2019, 15:58 Nga DOSJA
Goditja e efektivit të FNSH-së me gur në kokë, reagon

Mallakastër- Pas arrestimit të punonjësit të Bashkisë Mallakastër, shtetasit me inicialet P.I. 56 vjeç, i cili akuzohet se ka qëlluar me gurë në kokë efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), (Lexo këtu) ka reaguar edhe ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Havari shprehet: “Polici i Bashkisë Mallakastër është arrestuar se goditi me gur në kokë vëllain e tij, policin e shtetit në krye të detyrës në Fier. E ç’m** polic bashkie është ky??!!”.

Kujtojmë se ngjarja ku u godit me gurë efektivi i FNSH-së ndodhi gjatë protestës në Fier, ndërsa policia sot bëri me dije se nga pamjet filmike është vërtetuar se punonjësi i FNSH-së është qëlluar me gurë nga shtetasi P.I, 56 vjeç, banues në Ballsh (me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë Mallakastër).

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet punonjësi i bashkisë goditet me gurë polici mit'hat havari protesta kunder rames ne fier arrestohet punonjësi i bashkisë goditet me gurë polici mit'hat havari protesta kunder rames ne fier

Sondazh

Poll