Aktualitet

U kapën me 137 mijë paund drogë, dënohen 3 shqiptarët në Britani, mes tyre një infermiere

10 Mars 2019, 14:59 Nga DOSJA
U kapën me 137 mijë paund drogë, dënohen 3 shqiptarët

BRITANI– Tre shqiptarë, përkatësisht dy meshkuj dhe një grua, janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe. Islam Gjuta 23 vjeç, Lumjan Matmuja 30 vjeç dhe Valbona Furiku 32 vjeç janë dënuar në total me 4.3 vite burgim. Ata u kapën nga policia britanike në dhjetor të vitit 2018 me dy shtëpi kanabisi, ku vlera e drogës shkonte në total 137 mijë paund.

32-vjeçarja me profesion infermiere u dënua me gjashtë muaj burg, Gjuta me tre vite burg, ndërsa Matmuja me nëntë muaj. 

Ndërkohë avokatët mbrojtës janë shprehur për klientët e tyre se kanë ardhur në Britani për të punuar pasi kishin shumë borxhe në Shqipëri. Avokati i Gjutës tha se klienti i tij është një punëtor ndërtimi, kurse avokati i Matmujës u shpreh se ai punon si një kopshtar. Përsa i përket infermieres avokati i Furikut ka deklaruar se ajo nuk e kishte idenë se çfarë po bënte.

“Nuk e dinte që ishte kanabis. Nuk ka marrë asnjë pagesë. Kur erdhi në Britani asaj iu dha një kartë identiteti,”– mësohet të ketë thënë avokati i 32-vjeçares.

Ndërkohë në dhjetor të 2018-tës 23-vjeçari Islam Gjuta është parë duke dalë nga një shtëpi në Vinery Terrace me një çantë të madhe dhe më pas ka hyrë në shtëpinë e Lumjan Matmujës në Gledhow.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet islam gjuta kanabis ne britani lumjan matmuja shqiptaret ne britani valbona furiku islam gjuta kanabis ne britani lumjan matmuja shqiptaret ne britani valbona furiku

Sondazh

Poll