Politike

Denóncimi i Murrizit: Si u emërua sekretare gjyqësore në Lushnje kushërira e prokurores Shallapi, konkurrimi fals (DOKUMENT

27 Dhjetor 2019, 06:39 Nga DOSJA
Denóncimi i Murrizit: Si u emërua sekretare gjyqësore në

Tiranë- Deputeti Myslim Murrizi ka denóncuar se në Gjykatën e Lushnjes punësohen vetëm kushërinjtë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që punojnë aty.

Në një reagim në Facebook, Murrizi ka folur me emra konkretë dhe ka denóncuar se Brixhilda Shallapi është emëruar sekretare në gjykatë, sepse është vajza e xhaxhait të Prokurores së Lushnjes, Natasha Shallapit.

“Zj Brixhilda Shallapi ka mbaruar vetem bachelor ne Juridik, pra 3 vjeçar, nuk ka punuar asnje dite ne asnje vend, por kryetarka e gjykates Lushnje me dy mbiemra ( xhili, çeka) e shpall fituese ,sepse eshte vajza e xhaxhait te prokurores se prokurorise Lushnje, zj Natasha Shallapi, dhe nuk pyet fare per vleresimin e dy antareve te tjere te komisionit sepse ata jane me nga nje mbiemer”, shprehet ai.

Deputeti i bën thirrje Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, që ta verifikojë këtë rast konkret dhe të mos lejojnë në asnje rast punësime nepotike brenda familjes në sistemin e drejtësisë.

Reagimi:

Gjykata e Lushnjes puneson vetem kusherinjt e Gjygjtareve dhe Prokuroreve qe punojne aty. 

Te tjeret as te mos e çojne kot ndermend te konkurojne per çdo vend pune qe mund te lajmerohet formalisht se eshte i lire. Me date 6 dhjetor 2019 zhvillohet nje konkurim fallco per nje vend pune sekretare gjygjesore.  Konkurojne 3 kanidate Por komisioni i perbere nga kryetarja e gjykates Lushnje zj Esmeralda Xhili ( Çeka), gjygjtarja zj Sajmira Hila dhe kancelari Eugen Sylari vendosi qe te shpalle “ fituese” zj Brixhilda Shallapi. 

Megjithese kancelari dhe zj Sajmira Hila sipas proçesverbalit te mbajtur, paskan shprehur konsiderate per konkurenten Blerta Turku, kryetarja qe eshte nga kryeqyteti ( fshati Ndroq), nuk pyet per vleresimet e dy antareve te tjere, sepse ata jane provincial nga Lushnja.

Ehhh sa “ lart” te duket vetja kur vjen nga “ metropoli”
Keshtu mendojne edhe bijt e kopilat e bllokut, qe te gjithe te tjeret nuk duhet te marin as fryme pa lejen e ketyre

Zj Brixhilda Shallapi ka mbaruar vetem bachelor ne Juridik, pra 3 vjeçar, nuk ka punuar asnje dite ne asnje vend, por kryetarka e gjykates Lushnje me dy mbiemra ( xhili, çeka) e shpall fituese ,sepse eshte vajza e xhaxhait te prokurores se prokurorise Lushnje, zj Natasha Shallapi, dhe nuk pyet fare per vleresimin e dy antareve te tjere te komisionit sepse ata jane me nga nje mbiemer

Njerezit e “ medhenj” fare mbajne dy mbiemra, te tjeret qe jane provincial, nje dhe e kane teper

Kryetarja me dy mbiemra nuk pyet më, se ka kaluar edhe vetingun ne behar nga Gentat me dy mbiemra, dhe komisioner Florat me nje mbiemer, nuk e ankimuan tek KPA pa emra e mbiemra fare, se ashtu ishte puna

Vetingu i Gentave nuk eshte vaksine, sado mbiemra te kene Gentat, o Kryetare me dy mbiemra e gjykates Lushnje

Ndaj mbaje pak kalin o Kryetare,se Tirana eshte shpall kryeqytet nga AI qytet qe quhet Lushnje fiks para 100 vitesh, se te vish Ti nga Ndroqi kryetare gjykate

Ehh sa ka prit e ka percjelle Lushnja si puna Juaj!!!!

Sa nga Ndroqi e sa nga Floqi, sa nga jugu sa nga veriu, por per askend nuk i ka rene ndermend njeriu. I bej thirrje K L GJ dhe kryetares se saj zj Naureda Llagami, qe ta verifikojne kete rast konkret dhe te mos lejojne ne asnje rast punesime nepotike brenda familjes ne kete drejtesi kaq shume te menderosur prej 75 vitesh. Boll keni 29 vjet qe emeroni gjygjtare e prokurore, nga nje shtepi, ne nje gjykate apo prokurori, tani doni edhe sekretaret gjygjesore, qe çdo pazar te mbyllet brenda familjes?? Ne gjykata dhe prokurori te Shqiperise, nuk duhet te funksionoj trashegimia e fronit, nga nena tek i biri, e nga baba tek e bija Nga 800 prokurore e gjygjtare qe ka Shqiperia , nxirni emrat dhe shihni se sa lidhje familjare ka kjo trupe qe vetem drejtesi nuk ka dhene KURRE per QYTETARET e ketij vendi.

 Dokumentet:

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike brixhilda shallapi denoncimi për gjykatën lushnje myslim murrizi natasha shallapi brixhilda shallapi denoncimi për gjykatën lushnje myslim murrizi natasha shallapi

Sondazh

Poll

Politike 26 Dhjetor 2019, 12:41

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar edhe përlasjen fizike që ndodhi vetëm pak ditë më parë mes anëtarëve të njësisë së Partisë Demokratike në z...