Politike

Projekt-buxheti i bashkisë Tiranë, Zhupa: Harxhon buxhetin me propagandë, shpenzime konsulence për shembjen e Teatrit dhe ku

26 Dhjetor 2019, 14:00 Nga DOSJA

TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar disa orë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj prezantoi projekt-buxhetin për vitin 2020 ku në fokus ishte ndërtimi i Teatrit të Ri dhe vijimi i projektit të Unazës së Madhe.

Në një status në rrjetet sociale, Zhupa ka publikuar fotot e projket-buxhetit dhe shkruna se paratë e taksapaguesve po harxhohen me propagandë. Ndër të tjera, zëdhënësja e PD-së shton se Veliaj po shpenzon para për konsulencë në lidhje me shembjen e teatrit dhe për faktin që ka zgjeruar strkturat e bashkisë Tiranë, duke punësuar njerëz që bëjnë propagandë në rrjetet sociale. 

Projekt Buxheti i Bashkisë Tiranë: më shumë taksa dhe tarifa për qytetarët, vazhdojnë me synimet për aferat korruptive dhe shtojnë shpenzimet për administratën. Veliaj parashikon te shpërdoje parate e qytetareve te Tiranes per te vazhduar idene e projekteve korruptive edhe klienteliste:

1. Parashikon shpenzime konsulece për projektin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar dhe kullave të Fusha shpk.
2. Parashikon vazhdimin e idesë së uzurpimit të kopshtit botanik, duke e cilesuar atë si hapesire të kopshtit zoologjik .
3. Parashikon shpenzime për ndertimin e Landfillit , inceneratorit të mbetjeve në Tirane, projekte të denoncuara edhe më parë nga Partia Demokratike për skemen klienteliste edhe korruptive.
4. Parashikon fryrjen e administrates së Bashkisë Tiranë, ku është faktuar nga publikimet e mediave që me dhjetra punonjës janë të dedikuar për propagaden e rrjeteve sociale. Duke harxhuar buxhetin e taksave të qytetarëve për më shumë propagandë.
5. Parashikon rritjen e tarifave për parking dhe pakësimin e zonave për parkimet e banoreve pa pagese.
6. Parashikon rritjen e takses së arsimit!Qartësisht është një projekt buxhet që s`ka lidhje me interesat e qytetarëve të Tiranës, por me xhepat e oligarkeve dhe klienteve të Veliajt. Një derë e hapur për aferat korruptive dhe një derë e mbyllur për interesat e qytetarëve,”- shkruan Zhupa.

 

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar sot projektbuxhetin 2020, ku në fokus ka qenë ndërtimi i teatrit të ri, vazhdimi i projektit të Unazës së Madhe, të lumit të Lanës dhe të prekurit nga tërmetet e 21 shtatorit dhe të 26 nëntorit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj ina zhupa keshilli bashkiak i tiranes 26 dhjetor 2019 erion veliaj ina zhupa keshilli bashkiak i tiranes 26 dhjetor 2019

Sondazh

Poll

Politike 26 Dhjetor 2019, 12:41

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar edhe përlasjen fizike që ndodhi vetëm pak ditë më parë mes anëtarëve të njësisë së Partisë Demokratike në z...