Politike

1 muaj nga trágjedia e tërmetit/ Forumi Rinor i PD kujton víktimat në Thumanë, banorët: Prokuroria të nisë hetimet (VD)

26 Dhjetor 2019, 14:19 Nga DOSJA
1 muaj nga trágjedia e tërmetit/ Forumi Rinor i PD kujton

THUMANË– Në vendin ku u shembën 2 pallate në Thumanë, Forumi Rinor i Partisë Demokratike bëri homazhe, duke vendosur lule për të kujtuar 24 viktimat, 1 muaj pas tragjedisë së 26 nëntorit.

Kryetari i FRPD Belind Kelliçi theksoi se shteti duhet të ketë vëmendje ndaj banorëve të prekur nga tërmeti dhe vlerësimi i shtëpive të dëmtuara duhet të jetë rigoroz.

“Nëse do të ishin marrë masa pas tërmetit të 21 shtatorit këtu nuk do të kishim viktima. Fatkeqësisht kjo ka ndodhur. Ne kemi qenë pranë banorëve”, tha Këlliçi.

Fatmira, banore e Thumanës teksa shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kanë ndihmuar, kërkon drejtësi.“Prokuroria të nisë hetimet. Të zbardhet ngjarja për hir të viktimave dhe familjarët e tyre”, tha ajo.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjikpasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Kryeministri premtoi se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen banesat e tyre. Sipas tij qiraja do të paguhet nga shteti.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike forumi rinor i pd homazhe per viktimat ne thumane tragjedia e 26 nentorit 2019 forumi rinor i pd homazhe per viktimat ne thumane tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 26 Dhjetor 2019, 12:41

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar edhe përlasjen fizike që ndodhi vetëm pak ditë më parë mes anëtarëve të njësisë së Partisë Demokratike në z...