Politike

‘Përralla të tilla kam dëgjuar shumë’, Meta për Mini-Shengenin: Rama i ka alibi deklaratat se mbështetet nga ndërkomb

26 Dhjetor 2019, 20:47 Nga DOSJA
‘Përralla të tilla kam dëgjuar shumë’, Meta

TIRANË- Presdienti Ilir Meta ka folur sot për nismën e Mini-Shengenit, e cila ka hapur shumë debat në vend. I ftuar sot në “360 gradë”, Meta u shpreh se Serbia nuk ka zbatuar asnjë marrëveshje rajonale dhe ka krijuar probleme në bashkëpunim mes vendeve.

Më tej Meta i konsideron alibi deklaratat e kryeministrit Edi Rama se ideja e mini-Shengenit ka mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së.

Kjo është edhe një alibi. Ai që thotë se këtë e mbështet SHBA dhe BE-ja është një alibi pasi nuk arrin dot të bindë me këtë ide. Përralla të tilla kam dëgjuar shumë. Këto janë histori pa asnjë lloj kuptimi. Ne duhet të plotësojmë kushtet e Bundestagut. Kemi kaq shumë iniciativa rajonale dhe aq më tepër një iniciativë e tillë për të cilën siç tha profesori nuk dihet se çfarë po bëhet, unë si president kam kërkuar informacion nga Ministria e Jashtme dhe kam marrë një paragraf që nuk janë marrëveshje por takime.

Nuk mund të gjykojmë mbi deklarata. Për sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, Shqipëria ia ka hequr në mënyrë të njëanshme me Serbinë pasi ajo nuk pranonte dhe një vit më vonë u detyrua dhe i hoqi në 2010. Shqipëria ka dorëzuar 18 marrëveshje dhe as një e katërta nuk është firmosur sot e kësaj dite.  Shqipëria ka dorëzuar marrëveshjen për diplomat dhe sot e kësaj dite nuk është miratuar”, u shpreh Meta.

Disa ditë më parë u zhvillua në Tiranë takimi i tretë i Mini-ShengenitPërveç Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë ka marrë pjesë dhe Mali i Zi. Liderët pjesëmarrën në konferencë ftuan sërish Kosovën të marrë pjesë. Rama u tregua i ashpër dhe tha se Kosova është përjashtuar vetë. Haradinaj iu kundërpërgjigj me ironi nga Kosova, ku theksoi se me rëndësi është rruga europiane e Kosovës. Nuk munguan as protestat kundër Vuçiç. Nuk mungoi edhe një reagim i Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se me “Mini Shengenin Ballkanik” po provokohen debate të panevojshme. Sipas tij Serbia të ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale e institucionet ndërkombëtare. Kundër ka dalë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta kunder shengenit mini shengen ballkanik ilir meta meta kunder shengenit mini shengen ballkanik

Sondazh

Poll

Politike 26 Dhjetor 2019, 12:41

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar edhe përlasjen fizike që ndodhi vetëm pak ditë më parë mes anëtarëve të njësisë së Partisë Demokratike në z...