Politike

Vokshi i përgjigjet Veliajt: Teatrin harroje, s’e prishi dot tërmeti. Ti je për të lyer ndonjë shkallë

26 Dhjetor 2019, 20:39 Nga DOSJA
Vokshi i përgjigjet Veliajt: Teatrin harroje, s’e prishi dot

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar sot pas deklaratave të Erion Veliajt, i cili tha se Teatri Kombëtar do shembet në viti 2020. Në një reagim në Facebook, Vokshi shprehet se Veliaj është ilegjitim dhe mban peng qytetin me një grusht votash.

Më tej ajo shprehet se kreu i bashkisë mund të lyejë ndonjë shkallë me gëlqere, por teatrin ta harrojë se nuk e prish dot.  

“Kryetari ilegjitim i Bashkisë së Tiranës, i cili mban të uzurpuar qytetin me një grusht votash, nuk ka asnjë projekt zhvillimi, veç projekteve korruptive që betonizojnë kryqytetin.  Është viti i pestë i drejtimit të Tiranës prej tij dhe vazhdon të mburret, pa u skuqur fare, me projektet madhore të Lulzim Bashës, Bulevardin e Ri, Pazarin e Ri, lumin e Tiranës. Oferta e Veliajt nuk është zhvillimi, por shkatërrim i gjelbërimit, shkatërrim i historisë së qytetit nëpërmjet lejeve të ndërtimit, ku pastron paratë krimi i organizuar në lidhje me pushtetin.  

Teatri Kombëtar është njëri nga këto projekte korruptive, me fitues të paracaktuar Fusha shpk, të cilit Erion Veliaj dhe Edi Rama i kanë dhënë mbi 100 milionë euro tendera. Ajo që mund të bëjë Erion Veliaj, është të lyejë me gëlqere ndonjë shkallë, po Teatrin ta harrojë! Atë që nuk prishi dot tërmeti i natyrës, nuk ka për ta prishur tërmeti i korrupsionit i Edi Ramës dhe Erion Veliajt!”, shkruan Albana Vokshi.

Ditën e sotme, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh i qartë se Teatri i vjetër dhe dotë ndërtohet një i ri. Veliaj i quajti të eksituar artistët që kanë bërë rezistencë duke mbrojtur godinën dhe shtoi se nuk ka diskutim mbi këtë temë, pasi toka është në pronën e bashkisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana voshki erion veliaj protesta tek teatri kombetar shembja e teatrit kombëtar albana voshki erion veliaj protesta tek teatri kombetar shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll

Politike 26 Dhjetor 2019, 12:41

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar edhe përlasjen fizike që ndodhi vetëm pak ditë më parë mes anëtarëve të njësisë së Partisë Demokratike në z...