Politike

URDHRI/ Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve: Evidentoni familjet e prekura nga tërmeti, bëhuni gati për në janar

26 Dhjetor 2019, 16:41 Nga DOSJA
URDHRI/ Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve: Evidentoni familjet e prekura

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot Kolegjin e Kryetarëve, ku është disktuar rreth sitës politike pas tërmetit të 26 nëntorit. Sipas burimeve nga selia blu bëhet me dije në fokus të bisedave ka qenë dhe kriza politike.

Po të njëjtat burime shtojnë se kreu i PD u ka bërë thirrje të gjithë kryetarëve që të jenë në terren dhe të takojnë çdo familje që është prekur nga tërmeti për t’i identifikuar ato. “Rast pas rasti PD duhet të bëhet zëri i tyre që të dëgjohen dhe t’u vihet në ndihmë”, ka qenë kjo thirrja e Bashës për kryetarët e degëve.

Duhet të jemi çdo ditë afër qytetarëve, duhet të jemi gjithnjë pranë tyre. Në degët e prekura nga tërmeti duhen ngritur menjëherë grupe pune të identifikojnë çdo familje. Këto grupe pune të identifikojnë ato familje që nuk i është ofruar asnjë ndihmë, që gjenden pa streh. Të evidentohen familjet që nuk kanë vlerësim për banesat e tyre, apo kanë vlerësime kontradiktore, që jetojnë në objekte të shpallura të pabanueshme se nuk kanë ku të strehohen. Rast pas rasti PD duhet të bëhet zëri i tyre që të dëgjohen dhe t’u vihet në ndihmë. Është kriminale që banorët pas një muaji nga tërmeti s’kanë marrë asnjë ndihmë apo janë diskriminuar se nuk kanë votuar më 30 qershor apo për shkak të bindjeve partiake”, mësohet të jetë shprehur Basha.

Pas kërkesave për kryetarët e degëve, Basha u ka thënë se në jana rtë jenë të gjithë gati, pasi sdo prezantohet platforma e PD për zgjedhjet e ardhshme dhe nxjerrjen e vendit nga kriza. Në fjalën e tij, kreu i PD ka thënë se po përfundon programi ekonomik dhe se të gjithë qytetarët tashmë shohin PD-në si shpresë.

Ne duhet të bëheni gati me projektin tonë, alternativën organizimin për zgjedhje. Zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për ta nxjerrë vendin nga kriza ku është futur dhe po thellohet çdo ditë e më shumë. Zgjedhjet janë po ashtu kusht dhe për avancimin e projektit europian të Shqipërisë. Ne jemi në përfundim të programit tonë ekonomik për ta nxjerrë vendin nga kriza. Pas festave ne do te prezantojmë para qytetarëve propozimet tona për Reformën Zgjedhore, dhe kërkojmë që brenda muajit janar të miratohet reforma dhe t’i hapet rruge zgjedhjeve vendore dhe të përgjithshme sa më shpejt, pasi kjo qeveria po e thellon krizën ekonomike, politike dhe shoqërore. Partia Demokratike është kthyer në shpresë për çdo qytetarë pavarësisht bindjeve të tyre politike pasi shohin degradim në çdo aspekt. Ne duhet të dëgjojmë zërin e qytetarëve, duhet të bëjmë konsultimin më të gjerë të ndodhur deri më sot me të gjitha grupet shoqërore dhe në çdo cep të vendit, për të vendosur reagimin që do të kemi nëse kjo qeveria vazhdon të vjedhë, dhunojë dhe abuzojë bashke me krimin qytetarët e këtij vendi”, ka është shprehur Basha.

Mbledhja e Bashës është zhvilluar për të analizuar situatën pas tëmerit, ku vendi u përfshi nga lëkundje të forta dhe mbetën 51 viktima dhe qindra të plagosur. Po ashtu mijëra femilje kanë mbetur pa shtëpi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha analizon situaten pas termetit basha mbledh kolegjin e kryetareve kolegji i kryetarëve pd lulzim basha basha analizon situaten pas termetit basha mbledh kolegjin e kryetareve kolegji i kryetarëve pd lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 26 Dhjetor 2019, 12:41

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar edhe përlasjen fizike që ndodhi vetëm pak ditë më parë mes anëtarëve të njësisë së Partisë Demokratike në z...