Politike

Lubonja bën parashikimin për vitin 2020: Rama mund të na çojë në degjenerim, do kontrollojë më shumë pushtet

26 Dhjetor 2019, 21:53 Nga DOSJA
Lubonja bën parashikimin për vitin 2020: Rama mund të na

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka bërë sot një parashikim se si mund të jetë viti 2020 dhe sipas tij mund të jetë më i zymtë se viti që po lëmë pas.

Për Shqipëria mund të ketë më shumë qëndrueshmëri në aspektin politik, por rrezikojmë edhe degjenerim të mëtejshëm. I ftuar në “Real Story” në Neës 24, analisiti u shpreh se në fund të tunelit ka pak dritë.

 “Dështimit të këtij viti, dua t’i shtoj dhe refuzimin e hapjes së negociatave. Refuzimi që na bëri Europa për negociatat, nuk ishte një refuzim rutinë. Ishte një refuzim në koncept, Franca tha se këto vende nuk janë gati të futen në BE. Unë nuk e shoh pa dritë në fund të tunelit të ardhmen. Për mua problem kryesor është bllokimi i sistemit tonë politik. Shqiptarët nuk ikin vetëm se nuk kanë të ardhme ekonomike, por edhe se nuk kanë mundësi të zgjedhin”, ishte kjo deklarata e Lubonjës.

Analisti u shpreh se në vitin 2020 opozita duhet të futet në institucione, pasi mund të vendosen disa balanca në politikë.

Por nuk duhet të harrojmë se kemi një opozitë, që dhe kulturalisht dhe nga mundësia se si është imponuar dialogu politik, mund të na çojë në një konflikt ose në eliminim të opozitës. Situata e 2020 mund të na çojë në kontroll të mëtejshëm të pushtetit nga Edi Rama dhe me stabilitet, por mund të na çojë në një degjenerim. Nuk jam shumë optimist”, shtoi më tej ai.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama fatos lubonja politika ne vitin 2020 edi rama fatos lubonja politika ne vitin 2020

Sondazh

Poll

Politike 26 Dhjetor 2019, 12:41

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar edhe përlasjen fizike që ndodhi vetëm pak ditë më parë mes anëtarëve të njësisë së Partisë Demokratike në z...