Politike

Masàkrà e Reçakut, Meta i ashpër me Vuçiçin: E papranushme ta quash trillim, provokoi

26 Dhjetor 2019, 21:42 Nga DOSJA
Masàkrà e Reçakut, Meta i ashpër me

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, i është përgjigjur sërish sot Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit, për deklaratat e këtij të fundit në lidhje me masakrën e Reçakut.

I ftiar sot në emisionin “360 Ggradë”, Meta u shpreh se është e papranueshme të thuash që masakra e Reçakut ishte një trillim duke e cilësuar një provokim nga Vuçiç.

E papranueshme të thuash që masakra e Reçakut ishte një trillim, sepse kjo do të thotë se ti mohon një gjenocid të kryer të zemër të Europës. Kjo nuk mund të pranohet, sepse nesër ai mund të thotë se Srebrenica nuk ka ekzistuar etj dhe kjo nuk mund të pranohet. Ai nuk duhet të provokoje shqiptarët dhe bashkëpunimin rajonal”, deklaroi Meta.

Pak ditë më parë, presidenti i Serbisë reagoi pas dënimit me 2 vite burg nga Gjykata e Prishtinës për ish-ministrin e Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, i cili gjithashtu e quajti trillim në muajin prill 2019, masakrën e Reçakut. Vuçiç tha se masakra e Reçakut është ‘trillim’ i falsifikuar nga ish-ambasadori amerikan, William Wolker, dhe shtoi se dënimi i Todosijeviq është i frikshëm.

Çfarë është masakra e Reçakut?

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovoë. 20 vjet më parë në Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid, tronditi gjithë opinionin ndërkombëtar, pas sensibilizimit të ish-ambasadorit amerikan, William Wolker. Ai e quajti,  ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit. Ndërkohë që prej asaj kohe, masakra e Reçakut cilësohet si pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksander vucic ilir meta masakra e recakut aleksander vucic ilir meta masakra e recakut

Sondazh

Poll

Politike 26 Dhjetor 2019, 12:41

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar edhe përlasjen fizike që ndodhi vetëm pak ditë më parë mes anëtarëve të njësisë së Partisë Demokratike në z...