Politike

“I pari Veliaj”, Topollaj pérplaset me Gogun në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, anëtari: Ma jep rregullorja të drejtën

26 Dhjetor 2019, 11:46 Nga DOSJA
“I pari Veliaj”, Topollaj pérplaset me Gogun në

TIRANË– Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka nisur me një pérplasje të vogël mes kryetarit të Këshillit Bashkiak Toni Gugut dhe anëtarit të Bindjes Demokratike në Këshillin Bashkiak, Fabian Topollaj.

Me nisjen e mbledhjes, Topollaj ka kërkuar fjalën ndërsa Gogu nuk ia dha duke shtuar më pas se i pari do flasë kryebashkiaku Veliaj pasi do prezantojë projektbuxhetin 2020.

Pjesë nga debati

Topollaj: Unë dua të bëj një ndërhyrje. E kam për proçedurë ma jep rregullorja të drejtën

Gogu: rregullorja ka përcaktuar që mbledhjen e drejtoj unë. Të lutem më pas. Fillimisht fjalën e ka kryetari i Bashkisë.

Topollaj: Jo, jo rregullorja ma jep të drejtën.

Gogu: Ju lutem. Nëse do hajde drejtoje ti mbledhjes, por si fillim zoti Veliaj do prezantojë buxhetin që të kuptojmë për çfarë jemi mbledhur.

Pas debatit fjalën e mori Veliaj, i cili parashtroi të gjitha pikat e lanifikuara për projektbuxhetin 2020.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debate ne mbledhjen e keshillit bashkiak fabian topollaj toni gogu debate ne mbledhjen e keshillit bashkiak fabian topollaj toni gogu

Sondazh

Poll