Aktualitet

VIDEO/ Pamje nga afër të atentatit ndaj Klaudio Prendit, i riu u qëllua sapo hipi në makinë

Në pamje shihet më qartë se si makina tip "Audi" i afrohet paralel me makinën ku i riu po hipte dhe e qëllojnë me armë me silenciator. 

22 Nëntor 2024, 09:47 Nga r.ll
VIDEO/ Pamje nga afër të atentatit ndaj Klaudio Prendit, i riu u
pamje nga atentati

TIRANË-Është publikuar një tjetër video nga atentati ndaj Klaudio Prendit, djalit të ish-gjyqtarit të GJKKO-së, Fran Prendi. Në pamje shihet më qartë se si makina tip "Audi" i afrohet paralel me makinën ku i riu po hipte dhe e qëllojnë me armë me silenciator. 

 

Klaudio Prendi, u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit. Ai u vra teksa po hipte mjetin e tij kur po largohej nga një lokal në zonën e "Xhamllikut". Sipas raportimeve viktima ka qenë i shoqëruar nga miqtë e tij në lokal. Në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij. Ata i janë afruar paralel me makinën e tyre tip "Audi" dhe kanë hapur zjarr ndaj tij.


Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Një orë pas vrasjes në zonën e Farkës u gjet i djegur mjeti "Audi A4" e autorëve të krimit, në të cilën u gjet dhe arma me të cilën u krye ekzekutimi i të riut. 

atentati ndaj klaudio prendit

Sondazh

Poll