Aktualitet

Moti i keq në Lezhë/ Disa zona pa energji elektrike, vijon pezullimi i lundrimeve në Portin e Shëngjinit

Mësohet se në qytetin e Lezhës ka probleme  me furnizimin me energji elektrike. Sipas raportimeve era e fortë ka dëmtuar linjat në disa zona dhe pa energji elektrike janë disa fshatra në zonën e zadrimës, Ishull-Lezha dhe pjesa e Bregut të Matës.

22 Nëntor 2024, 09:36 Nga N.F
Moti i keq në Lezhë/ Disa zona pa energji elektrike, vijon pezullimi i
Foto ilustruese

LEZHË- Moti i keq në vend vijon të sjellë probleme në disa qytete. Mësohet se në qytetin e Lezhës ka probleme  me furnizimin me energji elektrike. Sipas raportimeve era e fortë ka dëmtuar linjat në disa zona dhe pa energji elektrike janë disa fshatra në zonën e zadrimës, Ishull-Lezha dhe pjesa e Bregut të Matës.

Më tej bëhet me dije se po punohet për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjise. Edhe lundrimi detar në Shëngjin vijon të jete i pezulluar, pasi dallgëzimi ka arritur deri ne 7-8 ballë me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

moti i keq ne lezhe energji elektrike

Sondazh

Poll