Politike

"Këta janë sipërmarrje kriminale SPAK-qeveri-banda"/ Berisha: U kapën 10 ton kokainë dhe u arrestua shoferi...

Berisha gjatë një interviste në Çim Peka Live në SYRI TV, akuzoi kryeministrin Edi Ramën si organizatorin e një sipërmarrje kriminale të përbashkët SPAK-qeveri-banda.

21 Nëntor 2024, 22:05 Nga E. D
"Këta janë sipërmarrje kriminale SPAK-qeveri-banda"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për vendimin antikushtetues të Gjykatës Kushtetuese, si dhe për ngjarjet e fundit politike. Berisha gjatë një interviste në Çim Peka Live në SYRI TV, akuzoi kryeministrin Edi Ramën si organizatorin e një sipërmarrje kriminale të përbashkët SPAK-qeveri-banda. Gjithashtu Lideri i opozitës u shpreh se ka tre vite që kur është emëruar Talant Balla gjer sot, në Portin e Durrësit nuk kapet 1 kg kokainë.

Intervista në studio: 

Berisha:  Këta janë sipërmarrje kriminale SPAK-qeveri-banda. Çfarë ndodhi me ngjarjen e fundit. Ngjarja e fundit, jo spanjollët, jo këta, jo DEA, jo ky, jo ai. Edi çfarë është ajo apo jo. Të lëvizin dhjetëra tonelata drogë nuk ndodh kurr pa garanci maksimale politike. Dëgjove ndonjë tjetër përveç shofera dhe pastrues dhe 3 të tjerë huaj që jemi e s’jemi? Këto janë një sipërmarrje. Nuk e di nëse DEA apo policia spanjolle ishin ata që i kishin sjellë të dhëna po u njoftuan. Ka tre vite që kur është emëruar Talant Balla gjer sot, në Portin e Durrësit nuk kapet 1 kg kokainë.

Peka: Që kur Altin Dumani nuk është kapur asnjë kg kokainë...

Berisha: Plotësisht dakord! E pe operacionin e fundit, nuk i themi emrat kush u arrestua se nuk përfaqësojnë asgjë ata, se bosët mirupafshim, janë lart. Me dy sipërmarrje, një fabrikë në Cerek me 50 ton lëkurë të imprenjuar me nga 10% dhe të paktën 10 ton e mirë ishin aty dhe kush u arrestua? Roja e shtëpisë, ky ay dhe kemi arrestuar kaq. S’dalin emrat se ishin qeveritarë. Po Xibrakën kush e kishte, Olsi Rama! Të thotë Edi Rama a është i implikuar Olsi dhe me këta të lëkurave apo jo, është Genti Xhixha apo jo. Këta janë një sipërmarrje e përbashkët gjithnjë.

sali berisha

Sondazh

Poll