Politike

Vendimi i Kushtetueses për Berishën, Topalli: Jemi në kushtet e një krize ilegjitimiteti institucional, është minuar Kushtetuta dhe vetë Gjykata

Sipas Topallit, kur Gjykata Kushtetuese rrëzon Kushtetutën, jemi në kushtet e një krize ilegjitimiteti institucional. A

21 Nëntor 2024, 20:38 Nga M.B
Vendimi i Kushtetueses për Berishën, Topalli: Jemi në kushtet e
Jozefina Topalli

TIRANA- Drejtuesja politike për diasporën e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, tha se Gjykata Kushtetuese me vendimin e sotëm ka minuar kushtetutën dhe veten e saj. Sipas Topallit, kur Gjykata Kushtetuese rrëzon Kushtetutën, jemi në kushtet e një krize ilegjitimiteti institucional. Ajo tha për Syri Tv se mbase kjo është kriza më e rëndë e shtetit demokratik shqiptar në kuptimin institucional të fjalës.

"Në fakt kam shumë pak kohë për të lexuar dhe për të kuptuar vendimin e GjK, por besoj se dy element kryesor i kam të qarta. Në gjykimin tim, unë këtë e shikoj si një vendim të gjykatës, i cili është marrë në thyerje dhe dhunim të plotë të Kushtetutës. Mirëpo, kur Gjykata Kushtetuese rrëzon Kushtetutën, jemi në kushtet e një krize ilegjitimiteti institucional. Mbase kjo është kriza më e rëndë e shtetit demokratik shqiptar në kuptimin institucional të fjalës.

Me këtë vendim të sotëm, ka minuar kushtetutën dhe veten e saj. Kuvendi është shtylla kryesore e demokracisë së një vendi, dhe kur i merret pushteti kuvendit, atëherë jemi në rastet e minimit të demokracisë të shëndetshme parlamentare. Aktualisht po bashkohen zingjir, minimi i të gjitha institucioneve që dikush të mbajë një pushtet që e konsideron si privilegj për të mos e lëshuar dhe nuk e konsideron si përgjegjësi për ti shërbyer interesit publik të një vendi", tha Topalli.

jozefina topalli

Sondazh

Poll