21 Nëntor 2024, 20:45
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Gjykata Kushtetuese interpretoi të enjten se masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” nuk pengojnë punën e deputetit dhe mund të vendosen pa autorizim nga Kuvendi, duke rrëzuar pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha se SPAK kishte shkelur Kushtetutën.
“Për rrjedhojë, gjykata njëzëri arriti në përfundimin se në rastin konkret, kjo masë nuk përbën kufizim të lirisë personale dhe, për pasojë nuk nevojitet autorizimi nga Kuvendi për zbatimin e saj ndaj deputetit,” thuhet në njoftim. Gjykata arsyetoi se mbrojtja nga imuniteti nuk shtrihej mbi këto dy masa të parashikuara.
“Për pasojë, kërkuesi në cilësinë e deputetit nuk gëzon mbrojtje të veçantë në këtë aspekt, ndaj Gjykata me shumicë votash vlerësoi se kërkimi i autorizimit të Kuvendit nga Prokuroria për këtë masë nuk ishte i nevojshëm,” thuhet në njoftim.
Gjykata Kushtetuese e interpretoi shprehjen “heqje e lirisë në çfarëdolloj forme” bazuar edhe në frymën e amendamentit kushtetues të vitit 2012, i cili synonte reduktim sa më të madh të imunitetit procedural të deputetëve. Sipas vendimit, neni 73/2 duhet të interpretohet ngushtësisht si një avantazh i përkohshëm procedural që e gëzojnë deputetët në funksion të mirëfunksionimit të Kuvendit në tërësinë e tij dhe jo si privilegj i deputetëve si individë.
Kushtetuesja po ashtu rrëzoi pretendimet e ngritura nga Berisha për anësinë e Gjykatës së Posaçme në vendimet e masës së sigurisë. Megjithatë, ajo pranoi pretendimin se bllokimi i pasaportës ishte joproporcional dhe se në rastin e Berishës, masa “detyrim paraqitje” ishte e mjaftueshme.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj shpjegoi se gjykatës i kishte mbërritur pak ditë më parë një kërkesë për vlerësimin e masës “arrest shtëpie” ndaj Berishës, po kjo nuk ishte shqyrtuar në këtë vendimmarrje. Zaçaj shpjegoi se mbledhja zgjati 7 orë dhe se pjesë të vendimit janë unanime e pjesë të tjera me shumicë.
Berisha ka kërkuar në Gjykatë Kushtetuese të shqyrtohet procedura e ndjekur në vendosjen e masës së sigurimit ndaj tij, prej Gjykatës së Posaçme pa marrë miratim nga Kuvendi. Masa e sigurisë është lënë në fuqi në të tre shkallët e gjyqësorit.
Berisha ndodhet në hetim prej tetorit të vitit të kaluar për akuzën e korrupsionit pasiv, kohë kur u vendos masa e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe “bllokim pasaporte”. Masa e tij u rëndua në “arrest shtëpie” pasi ish-kryeministri Berisha refuzoi të zbatonte vendimin e gjykatës./ BIRN
sali berisha
Politike
21 Nëntor 2024, 20:30
ZH.LL
Ministria e Jashtme
TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar duke shprehur shqetësimin e saj lidhu...
Politike
21 Nëntor 2024, 20:38
M.B
Jozefina Topalli
TIRANA- Drejtuesja politike për diasporën e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, tha se Gjykata Kushtetuese me vendi...
Politike
21 Nëntor 2024, 19:48
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha theksoi se Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj antikushtetuese, damkosi sër...
Politike
21 Nëntor 2024, 19:40
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ankimin ...
Politike
21 Nëntor 2024, 19:38
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe ministren Manastirliu për vrasjen e 14-vjeçarit n&eu...
Politike
21 Nëntor 2024, 18:45
ZH.LL
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, ka rea...
Politike
21 Nëntor 2024, 19:06
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me ankimin e depozituar nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha p&e...
Politike
21 Nëntor 2024, 18:33
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, është takuar sot me Inspe...
Politike
21 Nëntor 2024, 18:01
E. D
Erin McKee dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Ndihmësadministratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkomb&e...
Politike
21 Nëntor 2024, 17:36
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Ditën e sotme zhvillohet seanca në Gjykatën Kushtetuese ku pritet të shqyrtohet kërkesa e kreut t&e...