Politike

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës/BE i kërkon “llogari” Serbisë: Sqaroni çështjen

Zëdhënësja për zgjerim në Komisionin Evropian, Ana Pisonero, ka thënë se blloku tashmë është në dijeni për shqetësimet e shqiptarëve në jug të Serbisë lidhur me këtë çështje. 

21 Nëntor 2024, 21:27 Nga ZH.LL
Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e
presheve

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia që të sqarojë çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve atje. Zëdhënësja për zgjerim në Komisionin Evropian, Ana Pisonero, ka thënë se blloku tashmë është në dijeni për shqetësimet e shqiptarëve në jug të Serbisë lidhur me këtë çështje. 

Pisonero theksoi se po e ndjekin çështjen nën dritën e përkushtimeve që ka marrë Serbia në kornizën e negociatave të anëtarësimit.

“Kjo është një çështje të cilën e trajtojmë në raportin tonë të zgjerimit. Mund të të orientoj tek raporti. Por ne kemi marrë shënime lidhur me shqetësimet për pasivizimin e adresave të anëtarëve të komunitetit shqiptar në jug të Serbisë. Po e ndjekim situatën nën dritën e përkushtimeve që ka marrë Serbia në kornizën e negociatave të anëtarësimit, veçanërisht tek ato që lidhen me të drejtat e minoriteteve kombëtare”, është shprehur Ana Pisonero, zëdhënëse e BE.

Më tej, zëdhënësja e BE-së vuri në dukjse se autoritetet serbe duhet t'i shpjegojnë publikut se si po kryhet kontrolli në lidhje me statusin e banorëve s

“Mendoj se e kemi bërë të qartë se ka nevojë që autoritetet serbe t'i shpjegojnë më mirë publikut se si po kryhen kontrollet e statusit të banorëve, duke rezultuar në pasivizimin e adresave të caktuara dhe nëse Serbia e Jugut është në shënjestër të veçantë në këtë drejtim. Pra, kjo është me të vërtetë diçka që trajtohet përmes procesit të zgjerimit dhe veçanërisht në raportet tona të zgjerimit”, tha Pisonero.

Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.

be ana pisionero

Sondazh

Poll