Politike

Berisha: Kushtetuesja mashtroi hapur, kërkova shqyrtimin e çështjes së konfliktit të interesit të gjyqtares Irena Gjoka

Berisha tha ka kërkuar të shqyrtohet konflikti i interesit për gjykatësen Irena Gjoka. Ai ka shtuar se kjo kërkesë e tij është mohuar.

21 Nëntor 2024, 21:23 Nga M.B

 

Berisha: Kushtetuesja mashtroi hapur, kërkova shqyrtimin e
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mbrëmjen e sotme vendimin e shpalluar nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ankimin e depozituar nga ai përsa i takon dy masave të para të SPAK, “detyrim paraqitje” dhe ndalim të daljes jashtë vendit, për të cilat Prokuroria Speciale anashkaloi autorizimin nga Kuvendi. Në një intervistë për Çim Peka LIVE në Syri Tv, Berisha tha ka kërkuar të shqyrtohet konflikti i interesit për gjykatësen Irena Gjoka. Ai ka shtuar se kjo kërkesë e tij është mohuar.

“Kanë mashtruar. Kam kërkuar se gjykatësja me 5 mbiemra ka qenë në konflikt flagrant interesi. Dhe ata thonë, a mund ta imagjinosh një bandë që shprehet në këtë mënyrë, se është fatale për ta, thonë nuk është kërkuar konflikti i interesit se është shkarkuar nga ish-presidenti. Unë vetëm atë kam kërkuar. Në të gjitha rastet i kam thënë asaj zonjës se unë të kam shkarkuar në vitin 1996.

Jo, thonë, nuk e ke kërkuar. Kur je i kapur peng, në forma të ndryshme krimesh, atëherë je i detyruar të thuash çdo gjë. Njeriu i lirë nuk e bën kurrë një gjë të tillë. Njeriu jo i lirë bën gjithçka dhe ky është rasti. Njeriu i lirë, ajo e Alibeajt, e para që thotë, jo thotë, unë nuk mund të votoj.

Është një tjetër gjykatëse, ata i kanë kërkuar dorëheqjen në gjykimin e çështjes, sepse ajo ka noterizuar njëherë të vetme një kontratë të Jamarbër Malltezit kur ka qenë notere. A e kupton se çfarë përfaqësojnë këta? Dhe ajo ka dhënë dorëheqje. Kurse kjo që ndan shtratin me Enkelejdin, nuk është në konflikt interesi”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll