Politike

"Nuk ka zgjedhje, janë farsë elektorale", Berisha: Krimi dhe shteti në Shqipëri janë një sipërmarrje e vetme

Sipas Berishës, është e dukshme se ato janë thjesht farsa elektorale dhe se shqiptarët pa dëshirë duhet të shkojnë drejt tyre. Gjatë intervistës, Berisha theksoi se në Shqipëri krimi dhe shteti janë një sipërmarrje e vetme dhe se ky është realiteti shqiptar.

21 Nëntor 2024, 21:53 Nga ZH.LL
"Nuk ka zgjedhje, janë farsë elektorale", Berisha: Krimi dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha i konsideron zgjedhjet një farsë elektorale. Kreydemokrati u shpreh gjatë një interviste me ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, se nuk ka zgjedhje dhe nuk mund të quhen të tilla.

Sipas Berishës, është e dukshme se ato janë thjesht farsa elektorale dhe se shqiptarët pa dëshirë duhet të shkojnë drejt tyre. Gjatë intervistës, Berisha theksoi ndër të tjera se në Shqipëri krimi dhe shteti janë një sipërmarrje e vetme dhe se ky është realiteti shqiptar.

‘Nuk ka zgjedhje, janë farsa elektorale. Jemi 5 muaj nga farsa elektroale.

Kjo është e vërteta, këtu është evidente. Nuk jam vetëm unë, është kryetari i Partisë së Lirisë, kryetari i Partisë Republikane janë deputetët.

Shqiptarët shkojnë nga narkodiktatura, drejt një farse.

A u instalua kjo me dëshirën e shqiptarëve? Jo, këtë e mbështeti Sorosi dhe grupet marksiste-leliniste në administratën e SHBA.

Vendimi për të ja dorëzuar opozitën Ramës, u dështoi. Vendimi për të arkivuar Sali Berishën në banesën e harresës u dështoi.

Unë e kam një proces në Strasburg. Kam shumë besim tek e drejta europiane, janë një zinxhir shkeljesh deri tek vendimi i sotëm, i cili thotë se, liria e lëvizjes nuk është liri personale dhe ajo mund të kufizohet. Në të gjitha format e lirisë, nuk fut lirinë e lëvizjes. Kjo hyn në Gines. Por këta janë njerëz të marrë peng dhe nuk mund të kenë kurrë arsyetim të lirë.

Në rezolutën e CDI-së, thuhet se shteti dhe krimi janë një sipërmarrje, ky është realiteti shqiptar, e kanë cilësuar në mënyrë më të saktë.

Edi Rama, Pëllumb Gjoka janë një’, u shpreh Berisha.

sali berisha interviste farse elektorale

Sondazh

Poll