Politike

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, Ministria e Jashtme: Shkelje e të drejtave të njeriut, çështjen do e ndjekim ndërkombëtarisht

Në reagimin e saj, Ministria e Jashtme vë në dukje se pasivimi i adresave nuk është thjesht një çështje ligjore pasi ka pasoja të drejtpërdrejta për jetën e përditshme të shqiptarëve në këtë rajon, duke krijuar një mjedis diskriminues për ta.

21 Nëntor 2024, 20:30 Nga ZH.LL
Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, Ministria e
Ministria e Jashtme

TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar duke shprehur shqetësimin e saj lidhur me fenomenin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ministria e cilëson këtë veprim si një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe të standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave.

Në reagimin e saj, Ministria e Jashtme vë në dukje se pasivimi i adresave nuk është thjesht një çështje ligjore pasi ka pasoja të drejtpërdrejta për jetën e përditshme të shqiptarëve në këtë rajon, duke krijuar një mjedis diskriminues për ta.

Më tej, ministria shpreh angazhimin për të vazhduar në adresimin e çështjes për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të këtij rajoni.

Reagimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ndjek me vëmendje fenomenin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë. Ky veprim përbën një shkelje të të drejtave të njeriut dhe të standardeve për mbrojtjen e pakicave, duke privuar shqiptarët nga qasja në shërbime bazë dhe ushtrimi i të drejtave të tyre themelore.
Pasivizimi i adresave nuk është një çështje thjesht ligjore, por ka pasoja mbi jetën e përditshme të shqiptarëve në këtë rajon, duke cenuar të drejtat dhe barazinë e tyre.
Ministria ka adresuar dhe do të vazhdojë të adresojë këtë çështje në dialogun me autoritetet serbe, si dhe në forume ndërkombëtare. Përmes angazhimit të saj të vazhdueshëm, Shqipëria do të vazhdojë të kërkojë mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe pakicave.

ministria e jashtme pasivimi i adresave lugina e presheves

Sondazh

Poll