Politike

"Toyota Yaris’ një bandë kriminale"/ Berisha: Amerikanët nuk mund të bëjnë sikur nuk i kanë dosjet kriminale të qeverisë Rama

Berisha në një intervistë në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, tha se ata janë në funksion të një agjende politike, e cila ishte konsolidimi i narkodiktaturës së Ramës në Shqipëri dhe puçi ndaj opozitës.

21 Nëntor 2024, 21:34 Nga E. D
"Toyota Yaris’ një bandë kriminale"/ Berisha:
Sali Berisha 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se, drejtuesit e DASH dhe departamentit të Drejtësisë në SHBA nuk mund të bëjnë sikur nuk i kanë dosjet kriminale të qeverisë Rama. Berisha në një intervistë në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, tha se ata janë në funksion të një agjende politike, e cila ishte konsolidimi i narkodiktaturës së Ramës në Shqipëri dhe puçi ndaj opozitës.

"Unë shpresoj që këto çështje, gradualisht ti qartësojmë me frymën më të mirë me administrtën e re të presidentit Trump. Kur unë kam të njëjtën dosje që ka SPAK, dhe Amerikanët dhe ata bëjnë sikur nuk e kanë, kjo nuk qëndron, përbën problem të madh. Ata janë në funksion të një agjende politike, e cila ishte konsolidimi i narkodiktaturës së Ramës në Shqipëri dhe puçi ndaj opozitës.

Përmende dosjen e ‘Toyota Yaris’. E kanë sekretuar, e kam unë dosjen, e kanë dhe ata. Ata janë një organizatë kriminale, si mund të mbështetet. Aty është një organizatë e mirëfilltë kriminale. E mbështetë kur Edi Rama megjithë se të ka korruptuar njeriun kryesor të kundërzbulimit, Edi Ramën e ke mbrojtur se ‘më duhet banditi im, është i dobishëm banditi im’. Kjo politikë shpresoj që të ketë fund bashkë me ata që e mbështetën," tha Berisha. 

sali berisha 

Sondazh

Poll