21 Nëntor 2024, 19:38
Nga ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe ministren Manastirliu për vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë. Teksa mbajti fjalimin e tij në tubimin e përnatshëm të "Rruga e Shpresës", Berisha falenderoi protestuesit e sotëm në kryeqytet dhe drejtoi menjëherë akuzat nga fajtorët kryesorë.
Berisha shprehet ashpër duke thënë se Rama dhe ministret e tij janë fajtorët kryesorë që me qëndrimet e tyre çnjerëzore e vranë për së dyti 14-vjeçarin Martin Cani. Për Berishën, më e tmerrshme se krimi është mungesa e përgjegjësisë së shtetit, i cili kërkon të lajë duart me një ndalim 'TikToku'.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju guximtareve dhe guximtarëve të pamposhtur, misionarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari.
Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj tribune që me fjalën e lirë i kallin tmerrin narkodiktaturës, ndriçojnë mendjen dhe zemrat e mbarë shqiptarëve.
Një përshëndetje të veçantë atyre qindra e mijëra burrave dhe grave, nënave, baballarëve, nxënësve, të rinjve që protestuan sot për vrasjen makabër në derë të shkollës të 14-vjeçarit Martin Cani, të cilin Edi Rama, Korba e Kovidit, Manastirliu, Spirogjoka e Parlamentit, e vranë për së dyti.
E vranë për së dyti me qëndrimet e tyre çnjerëzore, pa pikë ndjenjash.
Kur një deputet kërkoi që parlamenti të ngrihej në një minutë heshtje për yllin që e vranë në publik, Martin Canin, Korba e Kovidit me Lubinë dhe Stërlubinë, zgërdhiheshin sikur të mos ishin nëna, sikur të mos kishin fëmijë, sikur të mos ishin prindër.
Zgërdhiheshin sepse morali, shpirti i tyre është gërryer nga vjedhjet, vjedhjet, çdo ditë që u bëjnë shqiptarëve.
Edi Rama, për vrasjen tek dera e shkollës të 14-0vjeçarit të pafajshëm, të mrekullueshëm, gjeti fajtor TikTokun dhe mediat në një histeri të tmerrshme u lëshuan pas TikTokut, pa pasur asnjë fakt të vetëm që Martini i pafajshëm kishte shkëmbyer qoftë dhe një fjalë të vetme në TikTok me vrasësin e tij.
Miqtë e mi, vrasja e Martin Canit është një vrasje që ngjalli dhimbje të madhe, edhe zi në çdo vatër familjare.
Të çosh djalin në shkollë, të ta therin tek dera e shkollës, është e tmerrshme.
Por edhe më i tmerrshëm bëhet ky krim kur shteti lan duart si Ponc Pilati.
Kur megjithëse ky krim ka tronditur Shqipërinë, Korba e Korrupsionit nuk ngrihet të nderojë me një minutë heshtje nxënësin që i morën jetën në shkollë dhe përpiqen në mënyrë më çnjerëzore, më cinikë, Eureka, TikToku, dhe vrap lëshojnë udhëzime, dhe gjetën se Australia po e ndalon TikTokun dhe o burra tani, ta mbulojmë me TikTokun krimin e shëmtuar horror në zemër të Tiranës, pas një zënie që zgjati një javë, që përfshiu me dhjetëra nxënës.
Shkolla nuk ekziston, ekziston TikToku, ministria nuk ekziston, ekziston TikToku, kryekrimineli nuk ekziston, ekziston TikToku. Ai e paska fajin!", u shpreh Berisha.
sali berisha kushtetuesja reagimi edi rama ogerta manastirliu
Politike
21 Nëntor 2024, 18:45
ZH.LL
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, ka rea...
Politike
21 Nëntor 2024, 19:06
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me ankimin e depozituar nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha p&e...
Politike
21 Nëntor 2024, 18:33
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, është takuar sot me Inspe...
Politike
21 Nëntor 2024, 18:01
E. D
Erin McKee dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Ndihmësadministratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkomb&e...
Politike
21 Nëntor 2024, 17:36
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Ditën e sotme zhvillohet seanca në Gjykatën Kushtetuese ku pritet të shqyrtohet kërkesa e kreut t&e...
Politike
21 Nëntor 2024, 16:59
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar si një hap të madh në rrugën drejt Bashkimit Europian pranimin e Shqipëris...
Politike
21 Nëntor 2024, 16:30
M.B
Jorgo Goro
TIRANA- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, lidhur me vendimin e Apel...
Politike
21 Nëntor 2024, 16:09
M.B
Foto nga emisioni
ROSKOVEC- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, njëherësh dhe drejtuesei politik i qarkut të Fi...
Politike
21 Nëntor 2024, 15:47
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Janë zbardhur dhe amendamentet e propozuar nga Partisa e Lirisë për buxhetin 2025. Prezantimi i tyre u bë ...
Politike
21 Nëntor 2024, 15:19
ZH.LL
Vangjush Dako
TIRANË- Është shtyrë për në datën 25 nëntor seanca gjyqësore ndaj ish-kryetarit të Bas...