Aktualitet

Shoku i klasës së Martin Canit në protestë: Ishte djalë i urtë, të hënën më tha që ishte zënë me atë

Bashkëmoshatari i viktimës tha se frika ekziston dhe u shpreh se rrjetet sociale janë të rrezikshme.

21 Nëntor 2024, 11:49 Nga r.ll
Shoku i klasës së Martin Canit në protestë: Ishte djalë
pamje nga protesta

TIRANË- Në protestën e organizuar nga prindërit për vrasjen e Martin Canit në Tiranë, ka qenë i pranishëm dhe një nga shokët e tij të klasës.

Teksa marshonte drejt Ministrisë së Arsimit, ai tha se Martini ishte djalë i urtë dhe nuk merrej me sherre. Ndërkohë tregoi se ditën e ngjarjes, 14-vjeçari i kishte treguar për zënkën me autorin.  

“E kisha shok klase. Ishte djalë i urtë. Nuk merrej me sherre. Më tha vetëm një herë që ishte zënë me atë por gjë tjetër nuk më ka thënë. Më tregoi të hënën." tha ai. Bashkëmoshatari i viktimës tha se frika ekziston dhe u shpreh se rrjetet sociale janë të rrezikshme.

protesta per martin canin

Sondazh

Poll