Aktualitet

Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit/ Bashkëmoshatari i Martin Canit: Ndihemi të pasigurt në shkollë

Ai thotë se të rinjtë duhet të merren me sport dhe arte në vend të përdorimit të rrjeteve sociale.

21 Nëntor 2024, 11:38 Nga r.ll
Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit/ Bashkëmoshatari i Martin
pamje nga protesta

TIRANË- Përveç prindërve në protestën që po mbahet sot për vrasjen e Martin Canit, kanë marë pjesë edhe bashkë moshatarë të tij. 

Ata shprehen të prekur nga ngjarja, ndërsa një prej tyre thotë se kanë frikë të shkojnë në shkollë, pasi ndihen të pasigurtë. Ai thotë se të rinjtë duhet të merren me sport dhe arte në vend të përdorimit të rrjeteve sociale. 

"Kam ardhur për martinin, për vëllain, s’kemi vajtur në shkollë. Kemi frikë të shkojmë. Kam një thirrje për të gjithë bashkëmoshatarët e mi: Të merren me aktiviteti sportive, me arte, pikturë dhe mos të merren me rrjete sociale të frikshme. Po ndikojnë shumë negativisht, shpresoj t’i heqin se na bëjnë dëm shumë. Në shkolla duhen masa të mëdha që mos të merren me rrjete sociale, telefonin, duhanin e pisllëqe të tilla. S’është shumë i sigurt ambienti në shklolla, duhet më shumë përkushtim në shkollat e  Tiranës", u shpreh një nga fëmijët. 

proteste per martin canin

Sondazh

Poll