Aktualitet

Apeli riktheu për gjykim dosjen, nis në GJKKO gjyqi ndaj Moisi Habilajt dhe tre të tjerëve

Në prill të vitit të kaluar, Apeli i GJKKO e ktheu çështjen për rigjykim, por me tjetër trupë gjykuese, pasi kanë konstatuar shkelje procedurale gjatë fazës së gjykimit në mungesë.

21 Nëntor 2024, 11:04 Nga r.ll
Apeli riktheu për gjykim dosjen, nis në GJKKO gjyqi ndaj Moisi
moisi habilaj

TIRANË- Ka rinisur në Gjykatën e Posaçme procesi ndaj Moisi Habilajt dhe tre të pandehurve të tjerë, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj, të cilët akuzohen për trafik lëndësh narkotike.

Në prill të vitit të kaluar, Apeli i GJKKO e ktheu çështjen për rigjykim, por me tjetër trupë gjykuese, pasi kanë konstatuar shkelje procedurale gjatë fazës së gjykimit në mungesë.

Në Shkallën e Parë, Moisi Habilaj u dënua me 15 vite heqje lirie, ndërsa Nezar Seiti, Maridjan Sulaj dhe Fatmir Minaj me nga 13.6 vite secili. Ata u gjetën fajtor për “Trafikim i narkotikëve”, në tentativë, kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale”.

Të pandehurit u akuzuan se në një hark kohor disavjeçar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë trafikuar kanabis drejt Italisë.

moisi habilaj gjkko apeli i posacem

Sondazh

Poll