Aktualitet

Publikoi video në rrjete sociale me thikë, policia identifikon 13-vjeçarin në Tiranë, procedohet penalisht

Më tej policia bën me dije se i mituri është proceduar për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta". I mituri mësohet se ka publikuar në rrjete sociale, një video ku shfaqet duke mbajtur një thikë.

21 Nëntor 2024, 10:42 Nga N.F
Publikoi video në rrjete sociale me thikë, policia identifikon
Foto ilustruese

TIRANË- Një 13-vjeçar është preoceduar penalisht pas publikimit të pamjeve ku ai dukej që mbante një thikë me hapje më vete. Policia vën me dije se pas publikimit të videos është identifikuar i mituri, 13 vjeç. 

Më tej policia bën me dije se i mituri është proceduar për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta". I mituri mësohet se ka publikuar në rrjete sociale, një video ku shfaqet duke mbajtur një thikë. Sipas policisë nga verifikimet e kryera rezulton se kjo video është filmuar para një muaji. 

Njoftimi i plotë;

Tiranë/ Në lidhje me një video të publikuar në një portal, ku shfaqet një shtetas i mitur që mban një mjet prerës me hapje (flutur), ju informojmë se: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, kanë identifikuar shtetasin 13 vjeç që shfaqet në video, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve për rastin, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.

Ky shtetas ka publikuar në rrjete sociale, një video ku shfaqet duke mbajtur një mjet të dyshuar prerës me hapje (flutur) dhe nga verifikimet e kryera rezulton se kjo video është filmuar para një muaji. Materialet i kaluan Prokurorisë.

policia thike

Sondazh

Poll