Aktualitet

Dhuna ndaj gazetares së Piranjave/ Unioni i Gazetarëve: Imazhe tronditëse! Organet ligjzbatuese të hetojnë rastin dhe të identifikojnë personin e dhunshëm

UGSH ka shprehur solidaritetin ndaj gazetares Resuli, dhe shtojnë se janë në mbështetje të kurajos dhe këmbënguljes profesionale të reporterëve që këmbëngulin për të vërtetat dhe raportim të thelluar e investigime.

21 Nëntor 2024, 10:50 Nga r.ll
Dhuna ndaj gazetares së Piranjave/ Unioni i Gazetarëve: Imazhe
pamje nga incidenti

TIRANË- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas videos së postuar nga "Piranjat", ku shihet gazetarja Lorena Resulaj, e cila shtyhet me forcë nga një person, teksa po bënte detyrën e saj në informim të qytetarëve mbi kryebashkiaken e Roskovecit.

Në reagimin e tyre, Unioni se pamjet e transmetuara nga "Piranjat", janë imazhe tronditëse, që dëshmojnë qartë se kemi të bëjmë me veprim okult ndaj gazetares, prej personi pranë pushtetares vendore. Ata i bëjnë thirrje organeve të rendit dhe policisë të zbardhin ngjarjen dhe të kryejnë identifikimin e personave të dhunshëm.

UGSH ka shprehur solidaritetin ndaj gazetares Resuli, dhe shtojnë se janë në mbështetje të kurajos dhe këmbënguljes profesionale të reporterëve që këmbëngulin për të vërtetat dhe raportim të thelluar e investigime.

REAGIMI I PLOTË:

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Imazhet ku pengohet forcërisht dhe cënohet integriteti fizik i reporteres Lorena Resulaj, dëshmojnë banditizëm mbi gazetarin në detyrë

Tiranë më 20 Nëntor 2024

Publikimi i një videoje nga emisioni për raportime të thelluara, "Piranjat", në të cilën gazetarja Lorena Resulaj jo vetëm pengohet të intervistojë kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, zonjën Majlinda Bufi, por edhe shtyhet fizikisht nga persona të paidentifikuar, është imazh tronditës. Ai moment dëshmon qartë se kemi të bëjmë me veprim okult ndaj gazetares, prej personi pranë pushtetares vendore.

Pengimi fizik i gazetares është akt i rëndë. Si i tillë, ai duhet hetuar dhe zbardhur plotësisht. Identifikimi i personit apo personave të tjerë të dhunshëm, të pranishëm në momentin që gazetarja ka tentuar të kryejë intervistë apo komunikim me zyrtaren, është detyrim i menjëhershëm për organet e rendit dhe të policisë.

UGSH reagon me forcën e plotë dënuese ndaj këtij akti dhe tentativës së kujtdo që guxon të cënojë gazetarët në detyrë.
Sqarimi apo prononcimi publik për këtë ngjarje të rëndë është detyrë e menjëhershme për zonjën kryetare të bashkisë së Roskovecit. Ndërsa për organet ligjzbatuese dhe ato të hetimit ky është një detyrim i shpejtë ligjor. UGSH shpreh solidaritetin e vet ndaj koleges Resuli si dhe është në mbështetje të kurajos dhe këmbënguljes profesionale të reporterëve që këmbëngulin për të vërtetat dhe raportim të thelluar e investigime.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Dhuna ndaj gazetares së Piranjave/ Unioni i Gazetarëve: Imazhe
reagimi

lorena resulaj unioni i gazetareve te shqiperise

Sondazh

Poll