Aktualitet

Dhuna ndaj gazetares së Piranjave/ Asociacioni i Gazetarëve: Dënojmë aktin! Kryebashkiakja Bufi të distancohet nga pengimi i gazetarëve në ushtrimin e detyrës së tyre

Në reagimin e AGSH thuhet se situata bëhet alarmante kur kjo dhunë ka ndodhur në prani të Kryetares së Bashkisë Roskovec Malinda Bufi, e cila nuk ka ndërhyrë për të ndaluar dhunën ndaj gazetares.

21 Nëntor 2024, 10:52 Nga r.ll
Dhuna ndaj gazetares së Piranjave/ Asociacioni i Gazetarëve:
pamje nga dhunimi

TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reguar pas dhunës me të cilën është përballur gazetarja e "Piranjave", Lorena Resulaj gjatë raportimit të saj për kryebashkiaken e Roskovecit.

Në reagimin e AGSH thuhet se situata bëhet alarmante kur kjo dhunë ka ndodhur në prani të Kryetares së Bashkisë Roskovec Malinda Bufi, e cila nuk ka ndërhyrë për të ndaluar dhunën ndaj gazetares.

Asociacioni dënon aktin ndaj Resulajt dhe i bëjnë thirrje kryebashkiakes Bufi që të distancohet nga pengimi i gazetarëve në ushtrimin e detyrës së tyre

REAGIMI I PLOTË:  

Asociacioni I Gazetarëve të Shqipërisë është shumë i shqetësuar për dhunën fizike ndaj gazetares së emisionit Piranja, Lorena Resulaj.

Alarmante bëhet situata kur kjo dhunë ka ndodhur në prani të Kryetares së Bashkisë Roskovec Malinda Bufi, e cila siç shihet nga pamjet nuk ka ndërhyrë për të ndaluar dhunën ndaj gazetares Resulaj.

AGSH dënon këtë akt, ndërsa qëndrojmë në solidaritet me kolegen e Resulaj.

Ne i bëjmë thirrje urgjente kryebashkiakes Bufi të distancohet nga ky akt i rëndë i pengimit të gazetarëve në ushtrimin e detyrës së tyre, ndërsa kërkojmë që kjo sjellje të mos përsëritet më.

Dhuna ndaj gazetares së Piranjave/ Asociacioni i Gazetarëve:
postimi i agsh

lorena resulaj

Sondazh

Poll