21 Nëntor 2024, 11:11
Nga N.F
Foto ilustruese
VLORË- Një ditë pasi një punëtor 37-vjeçar u rrëzua nga kati i katërt i pallatit ku po punonte është vënë në pranga administratori i firmës. Policia bën me dije i arrestuari është një 42-vjeçar i identifikuar me inicialet L. C. i cili ka detyrën si administrator i firmës. Gjithashtu në lidhje me ngjarjen është proceduar edhe inxhinieri.
Sipas policisë dyshohet se punëtori ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i pallatit në ndërtim, gjatë përdorimit të një makinerie për të cilën nuk ishte i trajnuar. 27-vjeçari po merr mjekim në Spitalin e Traumës.
Njoftimi i plotë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për rënien e një punëtori nga kati i katërt i një pallati në ndërtim, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin L. C., 42 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, me detyrë administrator i firmës që po kryente punimet për ndërtimin e këtij pallati, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. G., 70 vjeç, me detyrë inxhinier zbatues në këtë firmë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se punëtori, shtetasi A. Sh., 27 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i pallatit në ndërtim, gjatë përdorimit të një makinerie për të cilën nuk ishte i trajnuar. 27-vjeçari po merr mjekim në Spitalin e Traumës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
arrestohet administratori
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 11:08
r.ll
pamje nga marshimi
TIRANË- Ka nisur protesta në formë marshimi nga shkolla "Fan Noli" drejt Ministrisë së Arsimit, e cila mbahet ...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 11:04
r.ll
moisi habilaj
TIRANË- Ka rinisur në Gjykatën e Posaçme procesi ndaj Moisi Habilajt dhe tre të pandehurve të tjerë, Ne...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 10:51
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ITALI- Një aksident tragjik është regjistruar në Itali ku një shqiptarë ka gjetur vdekjen dy ...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 10:52
r.ll
pamje nga dhunimi
TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reguar pas dhunës me të cilën ësht&e...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 10:50
r.ll
pamje nga incidenti
TIRANË- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas videos së postuar nga "Piranjat", ku shihet gazetarja Lo...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 10:42
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një 13-vjeçar është preoceduar penalisht pas publikimit të pamjeve ku ai dukej që mbante nj&eu...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 10:33
r.ll
makina e autoreve e djegur, klaudio prendi
TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i kryer ndaj Klaudio Prendit. Mësohet se m...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 10:27
N.F
Paratë
KAPSHTICË- Një 50-vjeçar turk është vënë në pranga ditën e sotme në Kapshticë. Më...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 10:09
N.F
Dibër
DIBËR- Moti i keq ka përfshirë edhe qarkun e Dibrës. Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë krijuar probleme...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 09:56
N.F
Shëngjin
LEZHË- Moti i keq ka sjellë probleme në disa qytete të vendit. Në qytetin e Lezhës mësohet se që...